Projekti "51 shërbimet e ZRPP" fiton çmimin "ICT Shërbimi Publik i Vitit" në Shqipëri - Business Magazine Albania

Projekti “51 shërbimet e ZRPP” fiton çmimin “ICT Shërbimi Publik i Vitit” në Shqipëri


Projekti “51 shërbimet e ZRPP në portalin e-Albania” është kurorëzimi i procesit të gjatë të digjitalizimit për Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme. Ermal Beqiri njëri nga pjesëtarët e ekipit të këtij projekti na tregon më shumë në këtë intervistë ekskluzive për Business Magazine. 

BM: Përshëndetje! Përgëzime për çmimin e marrë në ICT Awards. Para se të kalojmë te projekti, na flisni pak për eksperiencën tuaj në ICT Awards.

E: Përshëndetje! Ju falenderoj për ftesën!

Është kënaqësi të shpërblehesh për punën e bërë, sidomos kur kjo punë bëhet me pasion dhe përkushtim.

Pjesëmarrja në ICT Awards ka qenë komplet e rastësishme, por mbetet për t‘u theksuar që ishte një eksperiencë interesante.

Vlerësimi si Shërbimi Publik më i mirë i vitit, duke marrë në konsideratë faktin që “Albanian ICT Awards” ka një ekspozim të lart mediatik, ka shërbyer si promocion shumë i mirë i këtyre shërbimeve. Nëpërmjet këtij evenimenti, qytetarët shqipëtarë kanë pasur një mundësi tjetër informimi për rëndësinë dhe vlerën e shërbimeve online të ZRPP.

BM: Mund të na bëni një përshkrim sesi funksionon ky shërbim? A do iu japë lehtësira shqiptarëve duke mbajtur parasysh procedurat, kostot, vonesat?

E: Portali unik qeveritar e-Albania ofron shërbime publike të aksesueshme online si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Tashmë, falë këtij projekti, edhe 51 shërbimet e ZRPP-së ofrohen për të gjithë qytetarët nëpërmjet portalit e-Albania. Qytetarët nëpërmjet një llogarie në e-albania, mund të aplikojnë nga kudo dhe kurdo për secilin prej shërbimeve të ZRPP-së.

E-Albania, nëpërmjet ndërveprimit të të gjitha bazave të të dhënave shtetërore dhe ndërfaqësimit unik të tyre në një platformë të vetme, ofron shërbime elektronike në kohë reale, pa pasur nevojë që për të dhënat dytësore të kërkuara nga një shërbim, të drejtohesh pranë zyrave të ZRPP-së. Në këtë mënyrë, shmangen burokracitë nëpër zyrat në ZVRPP si dhe kursehet kohë jo vetëm nga ana e palës që kërkon shërbimin (qytetar, biznes, vizitor apo administratë publike) por dhe nga ana e punonjësve të ZRPP  që duhet të japin informacion në lidhje me hapat e procedurave apo dokumentacionit që nevojitet për përfitimin e një shërbimi.

BM: Sa kohë ka që është funksional? Çfarë sfidash keni hasur gjatë implementimit të këtij projekti?

E: Aksesi online i shërbimeve të  ZRPP-së nga qytetarët dhe bizneset, është bërë i mundur që prej vitit 2016. Sistemet informatike normalisht sjellin risi ne procesin e punës së institucionit, duke u përballur me barriera të vogla ligjore, të cilat tashmë janë zgjidhur dhe i kanë hapur rrugën përmirësimit të këtij shërbimi në të mirë të qytetarëve.

BM: A mund të na përmendni disa prej shërbimeve që ofron projekti “51 shërbimet e ZRPP”?

E: Tashmë në portalin e-albania ofrohen 51 shërbimet e ZRPP, ndër të cilat më të kërkuarat janë:

  • Regjistrimi i kontratave të shitjes.
  • Regjistrimi i kontratës së dhurimit.
  • Regjistrimi i kontratës së qirasë apo nënqirasë.
  • Regjistrimi i aktit të trashëgimisë.
  • Konsultimi i kartelës së pasurisë së paluajtshme
  • Verifikim online i gjendjes juridike të pronësisë
  • Lëshim kopje të të hartës kadastrale.
  • Lëshim kopje kartele të pasurisë.
  • Lëshim vërtetimesh ( negativ/pozitiv ).
  • Lëshim çertifikate pronësie.

BM: Kush është ekipi që po merret me këtë projekt?

E: Për mbarëvajtjen e këtij projekti, është angazhuar Drejtoria e Administrimit të Informacionit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Aktualisht, ZRPP ka vënë në dispozicion të qytetarëve chat-in online, nga ku të gjithë të interesuarit mund të informohen për mënyrën e funksionimit të këtyre shërbimeve.

BM: A keni patur mbështetje nga partnerë të tjerë për këtë projekt?

E: Në këtë pikë, vlen të përmendet roli i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, nga të cilët ZRPP ka pasur suport të vazhdueshëm gjatë implementimit të këtyre shërbimeve.

BM: Projekti është tërësisht i përfunduar apo do të pritet të sjellë ndryshime dhe risi të here pas hershme?

E: Zhvillimi i radhës është gjenerimi i dokumentave më vulë dixhitale, i cili pritet të ketë impakt pozitiv te qytetarët. Kjo do të shpëtojë përfundimisht qytetarët nga pritjet e gjata dhe nga kontakti i drejtpërdrejtë me Zyrat e Regjistrimit të Pasurivë të Paluajtshme, pasi në këtë fazë qytetari do të mund ta aksesojë në kohë reale dokumentin e vulosur nga portali e-Albania.

BM: Faleminderit për intervistën! Suksese të mëtejshme.

https://www.facebook.com/ictawards.org/videos/797872537035941/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0