Programi i Sipërmarrjes së Swisscontact sjell Michael Boland si Entrepreneur in Residence në Shqipëri - Business Magazine Albania

Programi i Sipërmarrjes së Swisscontact sjell Michael Boland si Entrepreneur in Residence në Shqipëri


Michael Boland është EiR ose ndryshe Entrepreneur in Residence dhe ka ardhur në Shqipëri në saj të programit të Sipërmarrjes së Swisscontact.

Swisscontact, si pjesë e këtij programi fton sipërmarrës të ndryshëm si Michael, për të patur një shkëmbim kulturor midis startupeve rajonale. Ky mund të jetë një përfitim mjaft i vlefshëm për startupet shqiptare, të cilët mund të mësojnë më shumë nga eksperienca e tij shumë vjeçare.

Michael Boland lindi në Porto Area, Portugali. Ai është specializuar në fusha të ndryshme si psikologji, antropologji, zhvillim komuniteti, dizajn dhe UX Research.

Michael është projektues dhe teknolog, i apasionuar për ndërlidhjet e mirëqenies shoqërore dhe teknologjinë krijuese. Ka një interes të veçantë në të menduarit e dizajnit në remote, machine learning dhe në analizat e big data.

Ekspertiza e Michael Boland:

Akseleratorët / Inkubatorët:

  • Trajner startup-esh për ndërtimin e website-ve, për lançimin e projekteve apo produkteve të ndryshme dhe shfrytëzon teknologjitë e reja për automatizimin e proceseve online dhe për të përmirësuar përvojën e konsumatorit / përdoruesit.
  • Trajner për strategjitë rreth mbledhjeve të fondeve në nivelin bazë, si të udhëheqi kërkimet e përdoruesve për t’i përfshirë në prezantimet para investitorëve dhe si të llogarisin të ardhurat, shpenzimet dhe kostot e prodhimit për t’i paraqitur para investitorëve.
  • Siguron mentorim për të përcaktuar vendimet e misionit dhe vizionit, kryerjen dhe paraqitjen e kërkimeve të tregut në mënyrë profesionale, si të zgjedhim punonjësit e duhur dhe të ndërtojmë një kulturë pozitive të organizatave, si dhe për këshilla se si të dizenjohet një biznes i shkallëzuar.
  • Mundëson njëfarë pasqyre në skenën e startup-it të SHBA, kulturën e saj sipërmarrëse dhe ato çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjë një startup-et gjatë kërkimit për financim nga investitorët.

Sigurimi i mentorimit për individët dhe organizatat që kërkojnë të grumbullojnë / financojnë paratë nëpërmjet rrjeteve të kolegëve dhe komunitetit lokal. Michael mund të ndihmojë më tej në shumë fusha të ndryshme:

  • Teknologji – zhvillimi dhe dizenjimi i faqeve të internetit, rrjetëzimi social dhe krijimi i përmbajtjes, kriptomonedhat dhe teknologjia blockchain.
  • Financimi – përcaktimi i kostove të startup-it, paraqitja e statistikave të besueshme për investitorët amerikanë (dhe të huaj), duke studiuar mënyrat për të ulur kostot dhe automatizuar proceset.
  • Dizajni dixhital – feedback nga përdoruesit / konsumatorët për përvojën në website, produktet, komunikimin, hulumtimet e përdoruesve etj.
  • Edukimi – sigurimi i punonjësve me trajnime të duhura teknike, qasje paraprake në projekte dhe shfrytëzimi i materialeve arsimore me dhe pa pagesë.
  • Hapësira bashkëpunuese – të kuptuarit e fakteve dhe miteve rreth hapësirave të punuarit në një hapësirë të përbashkët, përmirësimi i produktivitetit dhe kuptimi i koncepteve psikologjike dhe të sjelljes për të maksimizuar punën e punonjësve dhe konsumatorëve.

Disa projekte aktuale të Michael përfshijnë teknologjinë blockchain: kriptomonedhat (Bitcoin, Ethereum, etj.), zhvillimi i faqeve të internetit dhe dizejnimi i kulturës së organizatave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0