Profesioni i vrojtuesit detar lakmohet. Sa janë rrogat? - Business Magazine Albania

Profesioni i vrojtuesit detar lakmohet. Sa janë rrogat?

Bregdeti shqiptar dita-ditës po bëhet më i sigurt për shkak të rritjes së numrit të vrojtuesve në plazh, thotë presidenti i e Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” Erdit Gega. Sipas tij aktualisht Federata ka trajnuar 1250 vrojtues plazhi.

Kemi trajnuar mbi 1250 trajnues plazhi dhe, tani po shkon drejt uljes së fataliteteve, ndryshe nga më parë. Ka institucione shtetërore që punësojnë vrojtuesit e plazhit. Baza ligjore nuk e toleron mos pasjen e vrojtuesit të plazhit”.

Sipas Gegës çdo vrojtues plazhi duhet të jetë i pajisur me mjete shpëtimi, ku rregulli numër 1 është humanizmi.

Kur vrojtuesi ndodhet aty të gjithë i drejtohen atij, pasi është i trajnuar dhe certifikuar dhe reagon në momente të ndryshme. Duhet të ketë dylbi, kamerdare, mjete shpëtimi dhe të ndihmës së parë. Një vrojtues nuk mund të niset kurrë pa mjetin e tij. Është shumë e vështirë kur je përballë një njeriu që është duke u mbytur të luftosh pa një mjet shpëtimi. Vrojtuesit janë të trajnuar edhe për të fikëtin, debulesën, pickimet, djegia nga kandilet. Kursi është 100 orë mësimore dhe ka njohuri për bazën ligjore, teknikat e notimit, dyluftimit në ujë hidrometrologjinë dhe ndihmën e parë”.

 

Erdit a mund të na tregoni se si është gjendja e sigurisë në plazhe aktualisht?

Erdit Gega: Po patjetër, gjendja në plazhe aktualisht është e qetë dhe të gjithë ne jemi të përgatitur për çfarë do të vijë.

Ky është një sezon turistik me më shumë turistë dhe ndërgjegjësimi është i shumëfishuar për të ofruar siguri në plazhe.

Por do të doja të theksoja që kjo nis me individin pra, sa do donte një individ të shkonte në një plazh ku ka vrojtues. Sa e pyet veten para se të bëjë zgjedhjen e një plazhi? Janë të gjitha këto elemente që jo vetëm na shtyjnë drejt një plazhi më të sigurt por edhe ne e bëjmë punën më mirë dhe kur themi ne, e Kam fjalën për të gjitha institucionet bashkë

 

Cili është kriteri bazë për bizneset ?

Erdit Bega: Bizneset të gjitha duhet të jene të gatshme të marrin vrojtues plazhi pra, kështu e parashikon edhe ligji por edhe plazhi bëhet me i sigurtë.

Sot që flasim shumica e bizneseve kanë një vrojtues plazhi.

Ashtu siç e thashë duhet që edhe njerëzit kur të zgjedhin një plazh të shohin nëse ai plazh ka një vrojtues pasi kjo është për sigurinë e të gjithve.

 

Ju keni një praktikë të përvitshme që trajtoni të rinjtë ?

Erdit Bega: Po ne kemi një praktikë e cila është e përvitshme. Kemi zyrat tona në shumë qyteti ku ka plazh dhe përpiqemi t’iu vijme në ndihmë.

Është e rëndsishme që nga viti në vit të kemi edhe praktika të reja .

Cila janë plazhet më të sigurta në Shqipëri?

Erdit Bega: Nga viti në vit të gjitha plazhet e Shqipërisë janë të sigurtë dhe tepër dinjitozë. Absolutisht që ka përjashtime dhe raste sporadike por që këto nuk janë sasi matëse për sigurinë në plazh.

Janë dy plazhe që për vitin që lamë pas ishin më të sigurtat dhe ai është plazhi i Shëngjinit dhe Plazhi i Spillesë.

Po ti shohësh vrojtuesit atje zgjohen shumë herët dhe e bëjnë plotësisht punën me dëshirë.

Ku ndodhin më tepër raste mbytje në plazhet tona ?

Erdit Bega: Në Bregdetin shqiptar ndodhin më së tepërmi në plazhet ranore por edhe ato kanë ardhur duke u përmirësuar tashmë .

Njerëzit ndonjeherë nuk i respektojnë bregjet detare ata mendojnë se mund te futen pak më thellë por aty pastaj dallgët i spostojnë pa kuptuar.

 

A ka plazhi shqiptar kafshë deti te rrezikshme?

Erdit Bega: Deri më tani nuk është raportuar për dicka të tillë por qe deti mbetet i pazbuluar dhe eksploruar terresisht patjetër.

 

Ky është një profesion i veçantë, a janë pagat e kënaqeshme dhe ka më shumë djem apo vajza në këtë profesion ?

 Erdit Bega:  Ky është një profesion që vlerësohet teper në Shqiperi pra lodhja justifikohet. Është shumë e nevojshme që të vlerësohet pasi do një përkushtim të madh. Ndërsa sa i përket më shumë femra apo më shumë meshkuj vrojtues plazhi, do thoja djem por ka edhe vajza. Nuk janë të shumta ne numër por konsiderueshëm.

Cila është keshilla që ju jepni pushuesve?

Erdit Bega: Kam një këshillë dhe ajo është të zgjedhin plazh të qetë dhe sigurtë, mos të mungojnë vrojtuesit madje pyesni për ta. Në një moment mund t’iu rrezikohet jeta dhe vrojtuesi shpëton jetë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0