"Proeksport Albania" shoqata kombëtare e punëdhënësve, letër kryeministrit për shkak të vështirësive nga pandemia

“Proeksport Albania” shoqata kombëtare e punëdhënësve, letër kryeministrit për shkak të vështirësive nga pandemia


Shoqata kombëtare e punëdhënësve “Proeksport Albania” gjendet në vështirësi të mëdha, për shkak të pandemisë që ka kapluar vendin. Kryesia e kësaj shoqate i ka drejtuar një letër kryeministrit, për problemet që ka ky sektor. 

Letra është si më poshtë:

I nderua z. Kryeministër!

Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “Proeksport Albania”,  e cila përfaqëson dhe mbron interesat ekonomike të kompanive që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me material porositësi (Fason), iu është drejtuar edhe më parë, Ju dhe ministrave përgjegjës në qeverinë tuaj, për të marrë në konsideratë kushtet në të cilat ushtron veprimtarinë e tij ekonomike dhe financiare ky sektor.

Për fat të keq, sektori që punëson numërim më të madhe të punonjësve, (pas qeverisë), nuk ka ende një përgjigje, as formale, lidhur me problematikën që shoqëron punonjësit tanë në kushtet e situatës së fatkeqësisë natyrore,

Duam t’Ju bëjmë me dije, edhe Ju, sikundër kemi javë që informojmë ministrat tuaj, se situata e këtij sektori është si vijon:

  1. Nëse 30 mjekë dhe infermierë dërgohen në Itali për të ndihmuar miqtë tanë italianë për këtë fatkeqësi, veprim që e duartrokitëm të gjithë, ju informojmë se janë dhjetra dhe qindra punonjës të kompanive tona, që po vijojnë punë në kushtet e vështira të emergjencës shëndetësore, për të prodhuar veshjet e punës së spitaleve italiane, policisë italiane, policisë rrugore italiane, punonjësve të Mbrojtjes Civile italiane, deri edhe te veshjet mbrojtëse të shëndetësisë, duke dhënë një kontribut të patjetërsueshëm në mbështetje të këtij shteti mik dhe duke i shtuar shpenzimeve tona të përditshme edhe shpenzimet shtesë, siç janë ato për mbrojtjen shëndetësore dhe transportin e punonjësve tanë, në zbatim të urdhrit tuaj për të mos ndërprerë zinxhirin ekonomik të prodhimit.
  2. Në kushtet e mungesës së punëtorëve, për shkaqe të njohura, po punojmë nën kapacitetet tona, me pothuajse gjysmën e produktivitetit, duke marrë kosto shtesë edhe për këtë dukuri që nuk varet nga kompanitë tona;
  3. Kemi paguar dhe paguajmë, sipas ligjit, të gjitha detyrimet fiskale për muajt janar shkurt. Por jemi në kushtet e bllokimit të plotë të veprimtarisë ekonomike, për shkak të mungesës së likuiditetit, për faj të administratës Suaj, sepse një numër i konsiderueshëm i kompanive toan nuk kanë marrë rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, duke shkelur ligjin fiskal, si edhe shumë herë të tjera. Por edhe duke mos dhënë asnjë shpjegim, as në rrugë zyrtare për vonesa që penalizojnë sipërmarrjen. Ndërkohë që, nuk ndodh e kundërta: vonesat tona në pagesa ligjore penalizohen brenda 23 orëve! Bizneset tona kanë edhe nga 4-5 vite që nuk iu rimbursohet TVSH-ja!?
  4. Duke qënë se partnerët europianë nuk e kanë ndërprerë ende punën në disa nga vendet furnitore, ne po vijojmë të punojmë për ta, pa përfituar asnjë nga lehtësitë që fitojnë kompanitë “mëmë” në vendet partnere. Në vende të tjera, puna është ndërprerë dhe ne ndodhemi në mungesë të lëndës së parë dhe të kontratave në vijim, duke rrezikuar mbylljen dhe falimentimin;

Në këto kushte:

Duke qënë se;

  1. Nuk është marrë në konsideratë asnjë nga propozimet tona;
  2. Nuk kemi asnjë komunikim dhe as përgjigje nga ministrat e ngarkuar nga ju;
  3. Nuk kemi parë asnjë lehtësi për të vijuar punën apo për të ndaluar për një periudhë të caktuar;

Ju bëjmë me dije se:

  1. Ndodhemi në kushtet e pamundësisë për të vijuar pagesën e pagave të punonjësve, si për ndërmarrjet që punojnë, ashtu edhe për ato që janë në pamundësi të vijimësisë së kontratave. Për të mosi iu dukur si paradoks, për pjesën e parë të ndërmarrjeve, ju sqarojmë se, edhe pse punojmë në kushtet të vështira, nuk kemi marrë dhe nuk shpresojmë të marrim asnjë pagesë nga kontraktorët, sepse pagesat janë shtyrë në kohë për shkak se tregu nuk siguron shitjen e produkteve tona për arsye të Pandemisë Globale.
  2. Ndodhemi në kushtet e pamundësisë edhe për të negociiuar me bankat tregtare, ngadalësia e të cilave për të aktivizuar shtyrjen e kredive apo aplikimin për kreditë e mbështetura në garancinë sovrane, është e pafalshme. Ne nuk mund të aplikojmë për kredi, kur nuk njohim asnjë nga kushtet, kur këto nuk i njohin as bankat dhe për më tepër kur deklarohet se normat e interesit të kësaj kredia me garanci bankare fillojnë te pragu 3 për qind e lart. Kjo është e papranueshme dhe jologjike në kushtet në të cilat ndodhemi! Bankat janë biznese si ne, por bankat nuk mund të sigurojnë një normë të tillë fitimi në kushtet e tanishme. Ne kërkojmë ndryshimin e menjëhershëm të kësaj strategjie të bankave tregtare dhe një rol më të ashpër të Bankës së Shqipërisë.
  3. Ndodhemi në kushtet e pamjaftueshmërisë së likuiditetit duke filluar nga ky moment dhe nuk mund të marrim përsipër pagimin e pagave të punonjësve tanë.

Lidhur sa më sipër iu bëjmë thirrje: 

  1. Siguroni nëpërmjet paketës mbështetëse financiare që po përgatitet për biznesin e mesëm dhe të madh mundësinë për pagimin e pagave të asistencës apo papunësisë për të gjithë punonjësit tanë që aktualisht qëndrojnë në punë në ndërmarrje që kanë ndërprerë kontratat dhe nuk kanë punë, të paktën për një periudhë tre mujore;
  2. Merrni në konsideratë kërkesën tonë për të blerë borxhin e partnerëve tanë ekonomike në Itali e gjetkë, pagesat e të vilë2ve ose janë vonuar ose nuk do të bëhen për këtë periudhë, duke na kredituar më shumë e tyre derisa në llogaritë tona bankare të mbërrijnë shumat e kontraktuara ligjerisht;
  3. Vlerësoni kërkesën për të shtyrë për një afat të caktuar pagesa të detyrimeve fiskale për të gjithë kompanitë fasoniste, me synim sigurimin e likuiditetetit të nevojshmë të kompanive për të paguar pagat e punonjësve, kur kompanitë janë duke punuar apo ato kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike;
  4. Urdhëroni autoritetet që të paguajnë menjëherë, pa hezitim dhe pa zbatuar hallkat e tepërta rimbursimin e TVSH. Ligji iu autorizon të rikontrolloni bilancet tona edhe pas pesë vitesh, nëse vëreni abuzime me këtë taksë!
  5. Kërkojmë shtyrjen në kohë dhe pagimin e detyrimeve lokale si tarifa dhe taksa vendore në një kohë të mëvonshme dhe me shtrirje kohore në pagimin e tyre.

I nderuar z. Kryeministër!

Ne e kuptojmë shumë mirë situatën. Por ne gjykojmë se ekonomia duhet të funksionojë dhe mekanizmat e mbështetjes së saj duhet të jenë evidente. Tregu kërkon sa më shumë likuiditet dhe mbajtjen e zinxhirit ekonomik në këmbë. Në të kundërt, kompanive tona që kanë mbi dy dekada që punojnë dhe financojnë edhe formimin profesional të punonjësve, do t’iu mungojë edhe kjo armatë punonjësish që do të duhen vite të përgatitet.

Lutem, merrni në konsideratë kërkesat e shoqatës sonë që përfaqëson plot 762 kompani në të gjithë vendin dhe punëson zyrtarisht 68 mijë të punësuar, shumica gra dhe vajza dhe nga zonat suburbane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0