Prisni dhe përmirësohuni! Këshilla e ekspertit financiar për sipërmarrjet - Business Magazine Albania

Prisni dhe përmirësohuni! Këshilla e ekspertit financiar për sipërmarrjet


Keni një sipërmarrje dhe po shikoni si ta përshtasni për të fituar në këtë periudhë? Kini kujdes! Ekspertët financiarë sugjerojnë se kjo nuk është periudha më e artë për të bërë biznes dhe mbi të gjitha, pandemia është një periudhë e përkohshme, tek e cila nuk mund të bazohemi për të zhvilluar biznesin tonë.

Ne kemi takuar një njohës të mirë të tregjeve financiare aziatike, europiane dhe Amerikës Latine. Davide Perraccino është një prej italianëve, që periudhën e tij të karantinës po e kalon në Shqipëri. Davide është konsulent financiar dhe prej disa kohësh ka vendosur të investojë edhe në restorante në Shqipëri. Muajit e fundit ai ka blerë në partneritet dy restorantet Toscana Tirana që gjenden në Kryeqytet.

Prisni dhe përmirësohuniSipas Davides, kjo është një periudhë kalimtare, e përshtatshme për të reflektuar, përmirësuar produktin dhe për të rifilluar edhe më të fortë nesër, kur e gjithë kjo të ketë mbaruar. Por ai dhe partneri i tij në biznesi nuk po rrinë duarkryq, duke iu përshtatur trendit të sipërmarrjeve në Shqipëri. Ai tregon se Toscana Tirana po nis të ofrojë ushqime në shtëpi, ku kompanitë delivery do të mund të sigurojnë shërbimin e shpërndarjes. Megjithatë, ai e sheh këtë periudhë shumë më të përshtatshme për të përmirësuar produktet, pjatat dhe shërbimin, në mënyrë që nesër të mund të ofrojë diçka më shumë për klientët.

“Kjo është një situatë e përkohshme, nuk do të zgjazë shumë. Parashikimet janë që në 3-4 muaj gjithçka të kalojë”, thotë ai për BusinessMag.

Po çfarë mund të themi për bizneset që po zhvillohen sot?

“Nëse kërkojmë të zhvillojmë një biznes në kushtet e karantinës, do të thotë që biznesi duhet të mos na vërë në kontakt me personat. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është online. Të tilla janë shërbimet online: porosi për blerje në aplikacione, apo mësimet. Asgjë të re në këtë mes. Të dyja kanë ndodhur më parë, madje prej vitesh”.

Për më tepër, sipas tij, ka gjëra që online nuk mund të zhvillohen, pasi janë të komplikuara të bëhen. Edhe vetë krijimi i një aplikacioni, bërja e ditur që ai ekziston, të pranohet dhe të përdoret, është një mision i vështirë. Ai na kujton se sipërmarrje të tilla lënë jashtë shërbimit një pjesë të mirë të popullsisë. “Ka një seri personash që nuk dinë as ta përdorin aplikacionin. Në botë ka 7 miliardë persona. Mes tyre 30% janë të moshuar dhe rreth 25 % janë fëmijë nën 5 vjeç. Ndaj ke kufizuar më shumë se gjysmën e popullsisë, e cila nuk di të përdorë një aplikacion”.

Lexo: Bill Gates flet për frikën dhe shpresën ndaj koronavirus-it

Ai shtron pyetjen, “Ne duhet të krijojmë një biznes që do të zgjasë 4 muaj, (pasi më tej nuk do të vlejë më, ose do të funksionojë në mënyrë të reduktuar) sepse nuk arrijmë të presim? Le të presim, sygjeron Perraccino. “Të kërkojmë të rrimë të qetë, të krijojmë plane financiare rindërtimi pas kësaj situate, të përpiqemi të kuptojmë çfarë do të mund të arrijmë të bëjmë në vazhdim, të kërkojmë t’u përmbahemi më shumë normativave për të shmangur përhapjen e virusit e për të hapur më shpejt aktivitetin. Në këtë periudhë ka shumë njerëz që investojnë shumë para për t’iu përgjigjur situatës së coronavirusit, por që nuk qëndron, është kundër tregut financiar”.restorant-Toscana-a-tirana

Ai sjell shembullin e aplikacionit për dërgesa në shtëpi të ushqimeve të supermarketit. “Duhet theksuar se nuk është një risi tashmë. Në Brazil ekziston prej mbi 10 vitesh. Megjithatë, imagjinoni nëse një person 75 vjeç, i cili do të bëjë pazar, konktakon për të blerë miell, vaj, qumësht, veze etj. Postieri vjen me çantën e blerjeve dhe ndodh kontakti human, pasi i moshurari duhet të paguajë se nuk ka një kartë krediti digjitale. Kontakti njërëzor është sërish i rrezikshëm për të moshuarin.

Le të presim! Por çfarë do të ndodhë pas karantinës?! Duke iu referuar historisë dhe pandemive të tjera, Perraçino na paralajmëron se në treg do të ketë shumë frikë. “Bota ka vuajtur shumë epidemi, virale e ato që nuk janë viralë si Lufta e Parë Botëore, Lufta e Dytë, Lufta e ftohtë, etj. Rikthimi do të jetë, por do të ketë një periudhë frike të fortë mes sipërmarrësish e klientësh. E zëmë se nesër Kryeministri Rama del në TV dhe thotë që “epidemia u luftua”, mund të hapen të gjitha lokalet, qarkullimi rrugor etj. Si do të vepronit? Do t’i jepnit dorën dikujt menjëherë? Do ta përqafonit? Do të dërgonit fëmijët menjëherë në shkollë? Kjo do të jetë një periudhë studimi, rindërtimi zakonesh”. Ai kujton se, tre muaj më parë takonim miqtë në lokal, plasnim duart me njëri-tjetrin, provonim pije alkolike edhe nga gotat e njëri-tjetrit. “Nëse pandemia kalon në tre muaj do të nevojiten edhe 6 muaj për t’u rikthyer në normalitet. Pra, njerëzit gradualisht do të rifillonin të kthehen tek gjërat normale, duke iu rikthyer socializimit, pikërisht asaj që tani na është hequr”, thotë ai.

Kur e pyesim se çfarë do të ketë ndryshe, cilat biznese mund të jenë më të suksesshme, apo cilat mund të mos vlejnë më, Perraccino thotë, “Duhet të theksojmë se nuk ka ndodhur asgjë. Ka ndodhur një virus që është shpërndarë në botë, do të kontrollohet, do të kurohet dhe biznesi do të jetë sigurisht ai që ka qenë, me një theks tek teknologjia. Pra, restorantet, baret, shërbimet, tregtia, etj”.

Ndaj në këndvështrimin e tij, “ajo që duhet bërë tani është të presësh, të përmirësohesh, të provosh pjata të reja, (në rastin e restorantit) të studiosh për më vonë. Mos kërko të fitosh 100 lekë sot. Nuk i fiton, sot i humbet”.

Në një këndvështrim ndërkombëtar, por edhe vendas, produktet më të kërkuara janë maska dhe higjenizues. Si një ndërmjetës në tregti dhe financa, Perraccino tregon se ka arritur të ndërmjetësojë disa ngarkesa me pajisje të tilla mes fabrikave kineze dhe tregjeve e institucioneve në disa vende të botës, si Itali, Brazil, Francë, Slloveni etj, ndërsa po diskutohet edhe me spitale private në Shqipëri për furnizime të mundshme. Por ai rithekson, “kjo është një sipërmarrje momentale, që mund të bëhet vetëm tani dhe në vetëm pak muaj”.

Prisni dhe përmirësohuni

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0