Portofolit luksoz të Virgin Limited Edition të Branson i shtohet Branson Estate

Portofolit luksoz të Virgin Limited Edition të Branson i shtohet Branson Estate në ishullin Moskito


E shtrirë në një sipërfaqe prej mbi 500,000 metra katrorë (125 akra) në një parajsë të mrekullueshme, rrethuar nga ujërat turkeze të Karaibeve përrallore, pasuria e re e patundshme Branson Estate ka 3 vila: Headland House, Mangrove Villa dhe Beach Villa. Me një total prej 11 dhomash gjumi, ato do të jenë gati për pushuesit që do të duan të prenotojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

Bari i Headland house në Moskito
Bari i Headland house në Moskito

“Të gjithë e dinë se i adhuroj ishujt e bukur dhe të virgjër të British Virgin Islands, dhe jam shumë i emocionuar që Prona Branson në ishullin e Moskitos po i bashkohet koleksionit të Virgin Limited Edition,” ka thënë miliarderi Richard Branson. “Dhe kam besim se investimi në këtë pronë do të jetë një hyrje fantastike për portofolin.”

Pishina e Headland House në Moskito
Pishina e Headland House në Moskito

Në pjesën lindore të ishullit tre vilat janë të komplementuara me një hapësirë rekreacioni (Recreation Area) ku të ftuaritmund të marrin pjesë në shumë aktivitete dhe mund të darkojnë në ambjentet përreth Beach House. Beach House është vendi ideal për të kaluar kohën me miqtë dhe familjen me një pishinë që mbështillet në formë të rrumbullakët, vaskë të ngrohtë, një bar dhe një fushë tenisi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0