Parlamenti shqiptar pritet të miratojë Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim”, i cili synon “Përmirësimin e aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GOVTECH”.
Kjo u bë e ditur në dje në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat mbajtur të martën
Zbatimi do të përmirësojë portalin “e-Albania” lidhur me cilësinë dhe efikasitetin e ofrimit të shërbimeve publike si dhe përmirësimin e infrastrukturave mbështetëse të tij.
Ai do të sjellë edhe funksionalitete të reja për qytetarët dhe bizneset në përfitimin e shërbimeve publike.
Njëkohësisht do të nisi puna për përmirësimin e aftësive digjitale bazë dhe të avancuara nëpërmjet ngritjes së laboratorëve të edukimit informatik (smart labs) në 200 shkolla të vendit dhe qendra rinore TIK në 10 qytete të vendit .
Ato do të ndihmojnë si investime dhe risi në zbatim të përmbushjes së objektivave të qeverisë shqiptare për digjitalizim , në shërbim të qytetarëve.
Komisioni për ekonominë dhe Financat
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.