Po sikur fëmijët tuaj të mësojnë që tani rreth parasë? “Kallz” sjell kursin interaktiv  dhe argëtues - Business Magazine Albania

Po sikur fëmijët tuaj të mësojnë që tani rreth parasë? “Kallz” sjell kursin interaktiv  dhe argëtues

A e keni menduar ndonjëherë sa mirë do të ishte nëse fëmijët tuaj do t’i menaxhonin paratë më mirë se ju? A po përballeni me një fëmijë që nuk ia di vlerën parasë dhe shpesh gjendeni me një adoleshent që kërkon të shpenzojë gjithnjë e më shumë, apo me një fëmijë të vogël që qan çdo herë që shkoni në supermarket apo qendër tregtare?!

Edukimi financiar i fëmijëve, familjarizimi i tyre me paranë, punën, fitimin, humbjen e disa koncepte bazë të sipërmarrjes janë një zgjidhje e zgjuar. Nuk është herët të rrënjosen disa sjellje të mira financiare që fëmijë.

Qendra Kallz ka zhvilluar një program për fëmijë duke e sjellë në kursin e financave personale. Së fundi, qendra po zhvillon disa seanca informuese me prindërit e interesuar rreth përmbajtjes së programit dhe formës së përfshirjes së fëmijëve. Edukimi financiar që fëmijë është një risi, që mundëson një jetë më cilësore për të ardhmen e fëmijëve, për familjen, por edhe për të gjithë shoqërinë.

Alvina Zanaj, Drejtuese Didaktike e qendrës thotë, se “përmes këtij kursi, synojmë të njohim fëmijët me paranë, konceptet bazë, me vlerën e punës, kursimit, shpenzimet e zgjuara. Të gjitha këto nëpërmjet lojës”.

Gjatë muajit Nëntor u zhvilluan disa seanca informuese me prindërit nga trajnerja dhe drejtuesit e qendrës.

Gjatë takimit të fundit me prindërit, trajnerja theksoi se kursi i financave për fëmijë, do të vijë në formën e lojës. Ata do të njihen me histori, fakte interesante, do të zhvillojnë lojëra për të mësuar dhe madje do të nisin një sipërmarrje të vogël në grup.

Pjesë e programit do të jenë edhe videot animuese dhe fletat e punës, të cilat e bëjnë edhe më të lehtë mësimin dhe ruajtjen e koncepteve.

Lexo: Tony Robbins ju tregon rrugën më të sigurt drejt pavarësisë financiare

Çfarë synon ky kurs?

1-Përgatit konsumatorë të mençur. T’i mësojmë fëmiijët të shpenzojnë në mënyrë të mençur paratë dhe të mos bien në grackat e tregut.

2- Mundësi për vendime të shëndosha financiare. T’i mësojmë fëmijët të përdorin në mënyrë të zgjuar paranë dhe të dinë të ndërtojnë mirëqenien ekonomike nesër.

3- Të formojë qytetarë të denjë.  T’i ndihmojmë fëmijët të jenë votues, taksapagues dhe konsumatorë më të ndërgjegjshëm në të ardhmen.

Ju mund të regjistroni fëmijën tuaj duke kontaktuar pranë Qendrës “Kallz” në mediat sociale, numrin e telefonit 0675431058 ose email: qenderkallz@gmail.com.

Kursi nis me 30 Nentor, dhe zhvillohet për tre muaj rresht, dy herë në javë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0