Po përpiqeni të verifikoheni në mediat sociale? Ja çfarë duhet të dini - Business Magazine Albania

Po përpiqeni të verifikoheni në mediat sociale? Ja çfarë duhet të dini

verifikoheni

Verifikimi i mediave sociale është një strategji efektive për të rritur biznesin ose markën tuaj personale. Por, shumica e llogarive nuk arrijnë të kalojnë kërkesën e vizibilitetit. Twitter fillimisht prezantoi verifikimin e mediave sociale për të vërtetuar identitetin e figurave publike dhe të famshëm. Që atëherë, përdoruesit e verifikuar përfshijnë gjithashtu biznese, marka, influencues, aktivistë dhe gazetarë.

Çfarë do të thotë të jesh i verifikuar në rrjetet sociale? 

Ka shumë përfitime nga verifikimi i llogarive tuaja të mediave sociale. Para së gjithash, tick-u blu konfirmon që ju jeni real, zyrtar dhe jo një kopje. Shihet si një miratim që u tregon njerëzve se jeni të besueshëm, të rëndësishëm dhe ia vlen t’u kushtoni vëmendje. Gjithashtu, llogaritë e verifikuara renditen gjithmonë më lart në të njëjtat pyetje kërkimi. Postimet dhe komentet tuaja vendosen në krye të atyre të llogarive të paverifikuara, gjë që është një mënyrë e shkëlqyer për të arritur një audiencë më të madhe dhe për të rritur angazhimin tuaj. Një studim i mëparshëm zbulon se shkalla e angazhimit është 30% më e lartë për llogaritë e verifikuara në Instagram sesa për llogaritë e zakonshme.

Lexoni: Twitter bën hapin e radhës për të lejuar krijuesit të marrin pagesa në kriptomonedha

Pa dyshim, marrja e simbolit blu është shumë e dëshiruar nga kushdo që kërkon të rrisë markën ose biznesin e tij. Megjithatë, procesi i verifikimit mund të jetë sfidues. Sipas hulumtimit, vetëm 3,26% e llogarive në Instagram me mbi 1000 ndjekës kanë kontrollin e verifikimit. Për më tepër, 73,4% e llogarive të verifikuara janë ndër llogaritë me mbi një milion ndjekës, ndërsa për llogaritë me më pak se pesë mijë ndjekës, verifikohen vetëm 0,87%.

Mitet rreth verifikimit të mediave sociale

Ka mite të ndryshme rreth verifikimit të mediave sociale. Disa njerëz besojnë se duhet të jesh i famshëm për të marrë tick-un blu, ose se duhet të kesh miliona ndjekës për t’u kualifikuar. Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë. Ndërsa verifikimi i mediave sociale ishte i rezervuar vetëm për njerëz të famshëm në të kaluarën, tani është i hapur për të gjithë individët, bizneset dhe markat. Pra, edhe nëse jeni trajner ose profesionist tjetër biznesi, jeni të mirëpritur të aplikoni për aq kohë sa i plotësoni kërkesat e tyre.

Për sa i përket numrit të ndjekësve, nuk ka as kërkesa minimale. Mund të jetë më e lehtë nëse keni miliona ndjekës, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të verifikoheni nëse keni vetëm disa mijëra ndjekës. Ka shembuj të shumtë të përdoruesve me vetëm disa mijëra ndjekës që kanë marrë me sukses shenjën blu, si siguruesi virtual OneDegree, platforma e investimeve digjitale Aqumon, dhe portali financiar MoneySmart. Dhe gazetari Peter Yeung mori gjithashtu simbolin e tij blu me vetëm mbi 1000 ndjekës.

Platforma të ndryshme të mediave sociale mund të kenë kërkesa paksa të ndryshme. Për shembull, Facebook dhe Instagram kërkojnë që llogaria juaj të jetë autentike, e plotë, unike dhe e dukshme. Tre kërkesat e para janë mjaft të drejtpërdrejta, por shumica e njerëzve luftojnë me kërkesën e vizibilitetit.

Si të verifikohemi në mediat sociale? Pra, si mund të verifikoni profilin tuaj në Instagram? Si të verifikosh faqen e biznesit në Facebook apo rrjete të tjera sociale?

Ja cilat janë disa nga kriteret e vizibilitetit

Ajo që ndodh kur dorëzon llogarinë tënde për verifikim është se do të bëhet një kërkim në Google për të përcaktuar “vizibilitetin” tënd. Në rastin e Instagramit, për shembull, për t’u konsideruar “vizibël”, duhet të jeni i njohur, shumë i kërkuar ose mjaftueshëm i rëndësishëm për t’u folur (d.m.th., të paraqiteni në media të shumta lajmesh). Ka shumë artikuj në internet që përmendin gjithashtu këtë pikë të mbulimit mediatik për të “shpjeguar” kriteret e rëndësisë, por shumë pak sqarime jepet për atë që kjo në të vërtetë përfshin.

Në thelb, për të rritur mundësinë tuaj për të kaluar kriteret e vizibilitetit, ju, biznesi ose marka juaj duhet të paraqiteni në media dhe të plotësoni kërkesat e mëposhtme:

  • Vetëm faqet e lajmeve: Media duhet të jetë një portal lajmesh. Ndërsa ka shumë botime të konsiderueshme në internet atje, jo çdo publikim konsiderohet një media. Disa janë në fakt blogje dhe për këtë arsye nuk do të kualifikohen për këtë kriter. Një mënyrë për të kontrolluar është të shikoni nëse artikulli juaj shfaqet me të vërtetë nën skedën Lajme të Google. Çelësi këtu është që shumë artikuj rreth biznesit tuaj të shfaqen nën skedën Lajme të Google.
  • Jo përmbajtje të sponsorizuar ose me pagesë: Artikujt tuaj nuk mund të sponsorizohen ose vendosen në media me pagesë. Nëse i kushtoni vëmendje artikujve të ndryshëm në botimet në internet, do të zbuloni se disa janë etiketuar “të sponsorizuar”, “përmbajtje me pagesë” ose të ngjashme. Disa kompani mendojnë se mund të bëjnë një “shpërthim PR” dhe të lëshojnë një njoftim për shtyp nëpërmjet një televizioni dhe ta publikojnë atë në qindra faqe. Por këto lloj artikujsh janë në thelb të padobishëm. Ato shihen si përmbajtje të sponsorizuara dhe për këtë arsye nuk kualifikohen për kërkesën.
  • Koha e shfaqjes se artikujve: Duhet të ketë mjaft artikuj lajmesh koht e fundit për ju ose markën tuaj. Nëse jeni paraqitur në mënyrë sporadike në lajme gjatë viteve, do të jetë shumë e vështirë të bindësh platformën e mediave sociale që jeni një përdorues i shquar. Për njerëzit apo markat e shquara flitet vazhdimisht dhe jo më pak se tërmetet.
  • Përshkrime të plota: Artikujt duhet të jenë histori të plota të shkruara ekskluzivisht për ju ose biznesin tuaj – për shembull, intervista ose histori të thelluara për biznesin ose produktet tuaja. Përmendjet e markave (d.m.th., tregimet në të cilat marka juaj citohet vetëm si shembull ose referencë) nuk kualifikohen.
  • Numri i mjaftueshëm i artikujve: Si rregull i përgjithshëm, rekomandohet të synoni për të paktën dhjetë artikuj të plotë të kohëve të fundit në lidhje me markën ose biznesin tuaj në internet. Nëse mund të merrni më shumë, shkëlqyeshëm! Pak më shumë se një faqe e rezultateve të kërkimit të Google do të mjaftojë.

Lexoni: Facebook lançon programin e verifikimit të fakteve nga palët e treta në Shqipëri

Duke pasur parasysh këto kushte, nëse nuk jeni paraqitur vazhdimisht në lajme, procesi i marrjes së simbolit blu do të përbëjë qartë një sfidë. Prandaj, mund të mendoni të investoni në aktivitetet e PR ose të punësoni një publicist për t’ju ndihmuar të krijoni një prani të fortë në internet dhe të bëheni “të denjë për t’u verifikuar”. Verifikimi i mediave sociale mund të kërkojë disa përpjekje dhe investime, por duke pasur parasysh përfitimet e tij ekskluzive, ia vlen shumë.

Për të pasur më shumë informacion mbi pyetjet që mund t’ju lindin, se si të verifikoni profilin tuaj në Instagram, Facebook etj apo si të verifikoni faqen tuaj apo faqen e biznesit dhe kompanisë tuaj, na ndiqni në rrjetet tona sociale në @BusinessMag Albania.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0