Platforma e re Indiegogo lejon çdokënd të bëhet një sipërmarrje kapitali - Business Magazine Albania

Platforma e re Indiegogo lejon çdokënd të bëhet një sipërmarrje kapitali


Sipërmarrjet e kapitaleve që mendojnë se kanë mendjemprehtësinë e biznesit për të parashikuar suksesin e startup-it tani kanë një shans për t’i provuar këto aftësi online.

Një platformë e re në Indiegogo lejon çdokënd të blejë aksione në një kompani dhe të fitojë prej tyre.

Site-i i  fondeve është kompania e parë e madhe e këtij lloji për të nisur një krah për kapitalet crowdfunding, pasi një ndryshim i rregullores federale hapi derën për investitorët e vegjël privatë në fillim të këtij viti.

Rregullorja e re, e cila hyri në fuqi në maj, lejon mbështetësit amatorë të shpenzojnë disa mijëra dollarë në vit për të financuar kompanitë private. Këto startup-e nga ana tjetër, mund të ngrenë deri në 1 milionë $ nëpërmjet këtij kanali.

Më parë, transaksione të tilla ishin të kufizuara për investitorët e akredituar – kapitalistët e sipërmarrjeve të pasura me të ardhura prej 200,000 $ ose më shumë në vit ose një vlerë neto prej të paktën 1 milionë $. Rregullatorët i konsideronin sipërmarrjet private tepër të rrezikshme për mesataren publike.

Fushatat Indiegogo ishin të lejuara vetëm për të shpërblyer donatorët e tyre me çmime kur ata arrinin qëllime të caktuara të financimit.

Por pasi site-et Crowdfunding filluan të bëheshin pikënisje për bizneset si kufjet e realitetit virtual Oculus ose si startup-i i smartwach-eve Pebble, ndryshimi mes këtyre dy llojeve të mbështetësve u bë më i paqartë.

Startup-et që bënë bujë në Indiegogo, për shembull, do të duhet të largohen nga investitorët e tyre fillestarë për të ndjekur mbështetësit institucionalë.

Politika e re do të lejojë këta klientë të marrin pjesë më shumë në suksesin e kompanive në të cilat ata po blejnë.

Që kur Indiegogo u lançua ne kemi dashur të ofrojmë këto lloj investimesh,” tha CEO i Indiegogo David Mandelbrot në një deklaratë.Ne jemi shumë të ngazëllyer për t’u dhënë zyrtarisht miliona njerëzve që vizitojnë platformën tonë çdo muaj mundësinë për t’u përfshirë me mundësitë e kapitalit crowdfunding.”

Indiegogo ka bashkëpunuar me platformën e investimeve online Microventures, e cila do të merret me logjistikën e secilit transaksion.

Përpjekja do të nisë me një grumbull të katër startup-eve: një lojë në internet me shumë lojtarë, një kompani me bazë sensorët e lojrave mobile, një “treg muzike sociale” dhe një fabrikë pijesh alkoolike në pronësi të femrave.

Ndërsa dhjetëra kompani të vogla investimesh janë regjistruar me “Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Exchange” për të shitur kapitalin privat për publikun, Indiegogo është kryesorja që ende e bën këtë dhe me shumë gjasa ka shansin për të dominuar tregun.

 

burimi:  Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0