Piraeus Bank shet filialin e saj në Shqipëri, Tirana Bank - Business Magazine Albania

Piraeus Bank shet filialin e saj në Shqipëri, Tirana Bank


Piraeus Bank e Greqisë do të shesë filialet e saj që i ka tërësisht në pronësi në Shqipëri, Bullgari, Rumani dhe Serbi, si pjesë e një plani për të reduktuar ekspozimet e saj të jashtme, sipas raporteve nga mediat greke.

Plani Piraeus përfshin uljen e ekspozimit të kredive me probleme të bankës (NPE) nën 20 miliardë euro deri në vitin 2020 nga 33.3 miliardë euro në tremujorin e parë dhe kreditë e saj me probleme (NPLs) me vonesë me më shumë se 90 ditë, në rreth 8 miliardë euro nga 23 miliardë euro në fund të muajit Mars.

“Deri në fund të vitit 2020, pritet që totali i aktiveve të grupit do të reduktohet në 70 miliardë euro” thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare duke prezantuar strategjinë e saj të zhvillimit. Huadhënësi do të bëjë një shqyrtim të disiplinuar të të gjitha bizneseve ekzistuese, në mënyrë që të maksimizojë burimet, në zonat ku Piraeus historikisht ka pasur një pozicion dominues, sipas përmbledhjes së strategjisë.

“Kjo do të përfshijë një strukturë të thjeshtuar të grupit dhe masave efektive të racionalizimit të kostove, si dhe optimizimit të mëtejshëm të rrjetit të degëve tona dhe investimet që synojnë dixhitalizimin,” shtoi Piraeus.

Banka e Pireut në Shqipëri

Banka e Pireut zotëron në Shqipëri filialin e Tirana Bank. Sipas të dhënave të Shoqatës së bankave në fund të tremujorit të parë 2017, Banka e Tiranës kishte asete me vlerë 80 miliardë lekë, apo 5.6% të totalit të sistemit bankar, duke qenë banka e pestë më e madhe në vend, sipas aktiveve.

Portofoli i saj i kredisë ishte 29.5 miliardë lekë, ose 5% e totalit. Banka zotëronte depozita prej 62 miliardë lekësh, ose 5.2% e totalit. Për tremujorin e parë, banka deklaroi një fitim sipas standardeve ndërkombëtare prej 286 milionë lekësh.

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0