Peter Shankman, autori bestseller, eksperti i shërbimit ndaj klientit dhe sipërmarrësi serial është folësi më i ri në Spark.me 2019 - Business Magazine Albania

Peter Shankman, autori bestseller, eksperti i shërbimit ndaj klientit dhe sipërmarrësi serial është folësi më i ri në Spark.me 2019


Peter Shankman është folësi i radhës në konferencën Spark.me, që do të zhvillohen në datat 25-26 Maj, në Tivat, Mal i Zi. Peter është shpallur pesë herë autor bestseller, është ekspert i shërbimit ndaj klientit dhe sipërmarrës serial.

New York Times e ka quajtur Peter “një rockstar që di gjithçka për mediat sociale.” Ai është i njohur për mënyrat e reja radikale të të menduarit rreth ekonomisë së konsumatorit, ndan konceptet praktike dhe idetë se si rritja ekonomike në 50 vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga eksperienca e konsumatorit. Peter gjithashtu përdor  platformën e tij për të folur për ekonominë e re neurodiverse. Ka filluar podcastin numër një të internetit në ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder) – Faster than Normal, duke u fokusuar në superfuqitë dhe dhuratat e një “truri më të shpejtë se normalja”, që ka ndihmuar mijëra njerëz në mbarë botën të kuptojnë se të paturit e një truri neuroatipik është në të vërtetë një dhuratë, jo një mallkim.

Lexoni: “Pse dua të marrë pjesë në Spark.me?” Hapet thirrja për blogger të konferencës

Peter është një sipërmarrës serial me tre startup-e të lançuara, ndër të cilat edhe Help A Reporter Out (HARO), e cila u bë standard për mijëra gazetarë që kërkonin burime para se merrnin fitime. Ai është gjithashtu drejtues i Rrjetit ShankMinds Breakthrough, një grup elitar i liderëve të mendimit online, ekspertë biznesi, etj. Peter është një Ironman triathlete dhe një skydiver i liçencuar.

Deri më tani Spark.me ka njoftuar pjesëmarrjen e tre folësve – Anab Jain (folës, dizajner, producent dhe bashkëthemelues i Superflux – një kompani inovacioni për dizajn dhe teknologji), Jeremiah Owyang (një partner themelues i Kaleido Insights dhe Disruptive Technology Expert, i cili konsiderohet autoriteti më i madh në programet e inovacionit të korporatave) dhe Cate Murden (themeluese e PUSH, një biznes konsulence e bazuar në sjelljen njerëzore). Folës të tjerë do të publikohen në vazhdim në faqen e Business Magazine Albania.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë deri në 27 vjeç mund të marrin biletën e tyre për çmimin special 50 €.

Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe ta marrin atë për vetëm 200 €, deri në datën 21 Prill.

Lexoni: Spark.me 2019 hap thirrjet për aplikime për Konkursin e Startup-ve

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0