Pesë zakone që duhet të filloni t’i përdorni në jetën tuaj në lidhje me paisjet teknologjike - Business Magazine Albania

Pesë zakone që duhet të filloni t’i përdorni në jetën tuaj në lidhje me paisjet teknologjike

Ne rrallë mendojmë dy herë se si e kalojmë kohën me teknologjinë. Ne punojmë për të krijuar zakone të mira në botën reale, por çfarë mund të themi për orët që humbim duke parë ekranin e telefonit kur jemi shtrirë në krevat?

Nëse jeni duke përjetuar lodhje teknologjike, ose nëse nuk po ju sjell aq gëzim sa dikur, duhet të keni parasysh disa rituale pozitive që do t’ju ndihmojnë për të kaluar këtë fazë. Ne kemi përmbledhur disa rekomandime më poshtë dhe merrni kohën tuaj t’i aplikoni. Ashtu si me çdo zakon, ju duhet të filloni nga pak dhe të synoni të rriteni në planin afatgjatë.

Vendosni verifikimin me dy faktorë

Nuk ka asgjë më të ëmbël se qetësia e mendjes dhe vërtetimi me dy faktorë do t’ju ndihmojë të siguroni se llogaritë tuaja janë të sigurta nga hakerat. Vërtetimi me dy faktorë kërkon vetëm disa minuta për t’u konfiguruar, por është një mënyrë e shkëlqyer për të penguar hakerat.

Pasi të aktivizohet, ju nevojitet një kod unik 6-shifror që rigjenerohet çdo 30 minuta. Kjo mund të gjenerohet duke përdorur një aplikacion të dedikuar, ose mund ta merrni me SMS (e para është më e mirë). Nëse jeni duke përdorur një iPhone, thjesht mund të përdorni menaxherin e integruar të fjalëkalimeve për të gjeneruar dhe plotësuar automatikisht fjalëkalime një herë. Në Android, mund të përdorni aplikacionin Google Authenticator.

Vendosni bllokues shpërqendrimi kur duhet të punoni

Do të ketë raste kur do t’ju duhet të uleni dhe të punoni dhe pikërisht kur do të shpërqendroheni nga një njoftim ose një video qesharake. Bëjeni zakon përdorimin e bllokuesve të shpërqendrimit. Provoni diçka si Freedom, edhe pse kushton 6,99 dollarë/muaj: Ndryshe nga bllokuesit e tjerë të shpërqendrimit, Freedom sinkronizohet në të gjitha pajisjet tuaja, duke ju lejuar të bllokoni të gjitha sajtet dhe aplikacionet shpërqendruese me vetëm një klik.

Lexo edhe: LinkedIn sjell risinë! Platforma vjen me shërbimin audio

Filloni të gjurmoni kohën tuaj

Koha është para – veçanërisht nëse jeni një profesionist i pavarur ose nëse drejtoni biznesin tuaj – dhe gjurmimi se si e kaloni kohën tuaj mund t’ju ndihmojë, nëse jeni të gatshëm të përballeni me të vërtetën. Së pari, do të shihni se sa nga ato tetë orë jeni realisht produktiv dhe do të zbuloni se si po e humbni kohën tuaj në kompjuter. Pastaj ju takon juve të vendosni se si dëshironi të optimizoni kohën tuaj.

Përdorni veçoritë Screen Time në smartphone tuaj

Mund të jeni njohur tashmë me veçorinë “Mos më shqetëso” në telefonat dhe kompjuterët tuaj, por çka nëse është vetë telefoni ai që shpërqendron? Këtu do t’ju ndihmojnë veçoria Screen Time në iPhone dhe aplikacioni Digital ËWellbeing në Android.

Përdorni këto veçori për të parë fillimisht se sa kohë po shpenzoni në aplikacione që shpërqendrojnë. Më pas, vendosni kufijtë në ditë për harxhuesit më të mëdhenj të kohës. Ju gjithashtu mund të konfiguroni kohët kur disa aplikacione thjesht nuk do të hapen. Synoni ta bëni atë për orët tuaja të punës dhe kohën e gjumit.

Përdorni një gjurmues, zakonesh për të mbajtur veten të angazhuar

Gjurmimi i zakoneve nuk është asgjë e re. Në fakt, ka shumë aplikacione dhe shërbime ekzistuese që ju ndihmojnë të gjurmoni dhe ndërtoni rutina afatgjata. Por, problemi është se pak prej tyre janë argëtues ose tërheqës. Këtu hyn aplikacioni (Not Boring) Habits për iPhone. Çdo ditë që përfundoni zakonin tuaj, ju përparoni përgjatë një udhëtimi vizualisht magjepsës dhe zhbllokoni arritje të reja.

LifeHacker 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0