LinkedIn sjell risinë! Platforma vjen me shërbimin audio - Business Magazine Albania

LinkedIn sjell risinë! Platforma vjen me shërbimin audio

LinkedIn konfirmoi para një viti se ajo po punonte për të sjellë në platformë një shërbim të “ri” audio (të njëjtë me Clubhouse). Me sa duket, platforma është gati ta implementojë shërbimin gjatë këtij muaji, siç tregohet në një postim në blog.

“Gjatë këtij muaji ne do të bëjmë një hap të madh përpara dhe do të ndërtojmë mbi suksesin e LinkedIn Live Broadcasts, duke lançuar një eksperiencë tërësisht të re interaktive që lejon përdoruesit tanë të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime dhe t’u bashkohen folësve ‘në skenë’.” shprehet LinkedIn.

Siç u raportua fillimisht nga TechCrunch, shërbimi i ri i organizimit të eventeve virtuale do të përfshijë diskutimet e moderuara, tavolina të rrumbullakëta dhe fireside chats, ku gjithçka do të kontrollohet nga krijuesi i eventit.

Lexo edhe: LinkedIn rimodelohet, ofron opsione të reja për përdoruesit

Këto evente do të ndërtohen në tools të LinkedIn dhe në pranverë pritet të vijë dhe një version i këtij shërbimi me video. TechChrunch raporton se ndryshe nga kompanitë e tjera që ofrojnë shërbimin audio chat si Spaces, LinkedIn nuk planifikon të përfshijë eventet me bileta, ku ju duhet të paguani për të fituar akses në bisedë.

Clubhouse tërhoqi një vëmendje të madhe të audiencës gjatë pandemisë me eventet e saja audio vetëm me ftesa, mirëpo tashmë ka mbetur disi pas për shkak se i njejti shërbim ofrohet në të gjitha platformat e njohura.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0