LinkedIn rimodelohet, ofron opsione të reja për përdoruesit

LinkedIn rimodelohet, ofron opsione të reja për përdoruesit

LinkedIn

Linkedin është platforma më e fundit, e cila përqafon formatin e story-ve, që fshihen pas 24 orësh. Rrjeti social profesional lançoi gjatë ridizajnimit të fundit Linkedin Stories.

Duke filluar nga dita e sotme kompania do të ofrojë Linkedin Stories në SHBA dhe Kanada, me planet për ta ofruar për të gjithë në javët në vijim, shkruan Tech Crunch.

Versioni i story-ve të Linkedin është i ngjashëm me atë që shfaqet në Instagram ose Snapchat. Shkrepni një foto, mund të shtoni tekst ose GIF dhe e ngarkoni në profilin tuaj. Të gjitha miqtë tuaj mund ta shohin për 24 orët në vijim.

Linkedin do të shfaqë të gjitha story-t e miqve tuaj në krye të aplikacionit në ekranin tuaj. Mund tu duket si një opsion i parëndësishëm, por Linkedin thotë se ka disa përfitime. Testimet e hershme të produktet tregojnë se njerëzit janë nxitur të postojnë më shpesh.

Story-t gjithashtu mund të nxisin punonjësit të ndihen më të lidhur me njëri-tjetrin sidomos në rastet kur të gjithë punojnë nga shtëpia dhe mund të ndihen të shkëputur nga kolegët.

Përveç story-ve, ridizajnimi i ri përmban edhe përditësime të tjera. Funksionet kërkimore të sajtit janë rimodeluar me opsione të reja filtrimi dhe mundësinë për të gjetur kurset online dhe përmbajtje të tjera të Linkedin.

Komunikimi është pajisur me reagimet “emoji” si dhe opsionin për të nisur një video thirrje direkt nga biseda. Video thirrjet do të lançohen në Tetor dhe do të  funksionojnë në Zoom, Microsoft Teams, Slack dhe BlueJeans.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0