Pesë mësime nga drejtues të suksesshëm për sipërmarrësit e rinj! - Business Magazine Albania

Pesë mësime nga drejtues të suksesshëm për sipërmarrësit e rinj!

Pesë mësime nga drejtues të suksesshëm për sipërmarrësit e rinj!

Scott Mautz, autori i “The Mentally Strong Leader” pyeti 3,000 drejtues të lartë shumë të suksesshëm, se çfarë do të dëshironin të kishin ditur në fillim të karrierës së tyre. Më poshtë renditen pesë mësime kryesore që dolën nga përgjigjet e tyre.

1. Ti je në kontroll të karrierës tënde

Mos supozoni se dikush tjetër po planifikon trajektoren e karrierës suaj. Është në dorën tuaj të merrni përgjegjësinë. Qartësoni dhe bëni të ditura qëllimet tuaja afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të karrierës sa më shpejt të jetë e mundur. Kur të keni fituar të drejtën, kërkoni atë që dëshironi. Qëndroni aty ku vlerësoheni, nëse i përshtatet planit tuaj dhe largohuni nga vendet ku nuk vlerësoheni. Gjatë rrugës, qëndroni të përqendruar në ndjekjen e karrierës që dëshironi, që përmbush ndjenjën tuaj të qëllimit – jo karrierën që dikush tjetër pret nga ju. Karriera nuk është gjithmonë një shkallë me një seri ngritjesh në detyrë deri në një destinacion të qartë. Është një proces me shumë ulje-ngritje.

2. Gjeni të mirën në çdo detyrë

Kjo këshillë u shfaq herët dhe shpesh në anketat dhe intervistat e Mautz. Është gjithashtu një nga këshillat e para për karrierën, që ai vetë u jep të tjerëve. Scott Mautz thotë: “Në një nga punët më me ndikim që kam pasur ndonjëherë, punova për një shef të tmerrshëm, duke bërë punë që nuk më pëlqente. U solla si viktimë: “Më vjen keq për veten, kam ngecur në këtë pune!” Pastaj një mentor më tërhoqi mënjanë dhe më kujtoi se nuk do ta dua çdo punë, por duhet të mësoj nga secila prej tyre”. Jini i hapur për të gjetur të mira për zhvillimin personal dhe shfrytëzojeni sa më shumë punën.

Lexo edhe:Kufizime të reja për këmbimin valutor, transaksionet mbi 1 milion lekë vetëm përmes bankave

3. Rreziku më i madh në karrierë është të mos ndërmerrni asnjë risk

Sigurisht, mund të keni një karrierë të mirë duke bërë zgjedhje të sigurta. Por marrja e disa risqeve të llogaritura gjatë rrugës, rrit shumë shanset për të pasur një karrierë të suksesshme. Shumë drejtues thanë se një nga rreziqet më të zgjuara që ndërmorën, ishte të linin një punë që nuk përputhej me qëllimet e tyre, edhe nëse kjo do të thoshte të përjetonin shqetësim (si marrja e një uljeje page ose sfida të reja dhe paragjykime). Nëse është e mundur, sigurohuni që të keni një plan për të shkuar drejt diçkaje emocionuese dhe jo thjesht të largoheni nga diçka e tmerrshme.

4. Tregoni karakterin tuaj

A keni parë ndonjëherë një drejtues të humbasë durimin, të fajësojë ose të veprojë në mënyrë joprofesionale në një moment të vështirë? Me siguri e keni parë dhe se nuk e keni harruar. Është në kohë të vështira, që shfaqet karakteri juaj i vërtetë. Mënyra se si reagoni kur gjërat nuk po shkojnë mirë, lë një përshtypje të qëndrueshme. Prandaj duhet të mësoni të kontrollini karakterin dhe emocionet.

5. Mos ndaloni kurrë së mësuari

Në shumë nga intervistat e Mautz, drejtuesit e shprehën këtë si keqardhje. Ata dëshironin, që të kishin mbetur të përkushtuar ndaj të mësuarit gjatë gjithë karrierës së tyre.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0