Përtej protestës: Mjerimi kërkon drejtësi

Përtej protestës: Mjerimi kërkon drejtësi


Nga Zef Preci, ish-Kryetar i Autoritetit të Konkurencës

Zbatimi i aktit normativ për pezullimin e aktivitetit në pjesën më të madhe të ekonomisë sonë kombëtare, siç dihet, është shoqëruar me mbështetjen modeste financiare të punëtorëve që humbasin vendet e punës me të ashtuquajturat “Paketa të Ndihmës”, deri më tani janë prezantuar dy prej tyre. Pavarësisht diskutimeve mbi madhësinë e kësaj ndihme (që për konçidenc përputhet me një vlerësim të minimumit jetik 16 mijë lekë të reja në muaj, që institucioni që unë drejtoj ka studiuar në vitin 2016 me mbështetjen e Avokatit të Popullit), këto paketa shërbyen edhe për disa konstatime të rëndësishme. Në vijim, po ndalem vetëm në njërën prej tyre: sektorin informal të ekonomisë.

Lexo: Zef Preci: Testet e Koronavirusit, si test për funksionalitetin e shtetit

Tashmë është bërë e qartë, se jo vetëm e ashtuquajtura “luftë kundër informalitetit” e shpallur me bujë nga qeveria në vitet 2014-15, jo vetëm ka dështuar, por ka qenë edhe kundërproduktive, domethënë prej asaj kohe niveli i informalitetit në ekonominë tonë është rritur më tej. Kjo do të thotë se një numër edhe më i madhë punëtorësh kanë punuar “në të zezë”, pra punëdhënësit e tyre nuk kanë derdhur në sigurimet shoqërore as detyrimin e vet dhe as shumat që janë mbajtur nga pagat e tyre.

Vëzhgimet tregojnë se në mjaft raste, nën ndikimin e varfërisë së shtrirë në shtresa të gjera të popullsisë kjo është bërë në mirëkuptim midis tyre, por edhe për shkak të korrupsionit në administratën tatimore, lidhjeve politike të një numri punëdhënësish, mungesës së kontratës kolektive të punës, mosfunksionimit të Këshillit Trepalësh (Qeveria, komuniteti i biznesit dhe organizatat e punëmarrësve) etj. Kryerja e pagesave për “pagat e luftës” gjatë ditëve të fundit bëri të mundur edhe zbulimin e rasteve flagrante, kur sipërmarrës që punësojnë një numër të madhë punëtorësh (psh në industrinë fason) nuk kanë derdhur në arkën e sigurimeve shoqërore kontributet përkatëse. Ishin të dhimbshme pamjet e ofruara nga disa televizione të punëtorëve që protestojnë pëpara Zyrës Vendore të Tatim-Taksave (në Korçë) apo policisë së shtetit (në Durrës), puëtorët e ARMO-së prej disa ditësh, etj.

Duke përfituar nga fakti se siç thuhet është në proces përgatitjeje edhe një paketë tjetër ndihme, “paketa e tretë”, pjesë e së cilës pritet që të jenë edhe punëtorët informalë (nuk jam i sigurtë nëse këta që protestojnë do të mund të klasifikohen si të tillë nga qeveria), por i bëjë një sugjerim qeverisë për zgjidhjen e këtij problemi. Propozimi im konsiston në sa vijon:

– Për të gjithë të punësuarit, të cilëve punëdhënësit ju kanë mbajtur pjesën e tyre të kontributeve në sigurimet shoqërore dhe nuk e kanë derdhur në arkën e sigurimeve shoqërore, kjo pagesë (pjesa e punëmarrësitë) të jetë subjekt i mbështetjes me kredinë sovrane të qeverisë. Domethënë punëmarrësi të lejohet ta shfrytëzojë këtë kredi bankare edhe për këtë qëllim me kusht që të sistemojë menjëherë veprimin përkatës duke i shtuar edhe pjesën e vet të kontributit, si punëdhënës në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sipas ligjit.

– Periudha e pagesës së sigurimeve shoqërore të prapambetura si më sipër, të mbulojë periudhën e fundit në vijimësi të punësimit të secilit punonjës, por në çdo rast jo më shumë se një vit të plotë.

Lexo: Ushqimet që përmirësojnë humorin gjatë izolimit në shtëpi

– Punëdhënësit që do të procedojnë në këtë mënyrë, pra duke formalizuar punonjësit e tyre deri në ditën e fillimit të pezullimit zyrtar të aktivitetit të tyre ekonomik për shkak të pandemisë së koronavirusit, të mos jenë subjekt i ndëshkimit nga organet përgjegjëse tatimore, inspektorati i punës, etj. Domethënë ata amnistohen për këtë shkelje për periudhën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore me kusht që ta sjellin në standardin e ligjit.

– Punëmarrësit të heqin dorë nga protestat publike duke trokitur në derën e gabuar, pra në institucionet shtetërore, që nuk kanë tagër të përfshihen drejtpërdrejt në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që lindin për shkak të marrëdhënieve të punës, ndërsa qeveria të ndërmjetësojë zgjidhjen si më sipër.

– Qeveria të përfshijë në radhët e përfituesve të “pagës së luftës” (në faktë të pagës kalimtare të papunësisë, për krjimin e fondit të së cilës kanë kontribuar dhe kontribuojnë të gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit e vendit në vite) edhe punëtorët informalë, të cilët do të formalizohen në këtë mënyrë.

– Në këtë grup dhe me të njëjtën mënyrë zgjidhjeje të procedohet edhe në kompani të tjera, të njohura për keq-menaxhimin e tyre apo për shfrytëzimin e egër të punëtorëve siç është ARMO, etj.

Në këtë mënyrë, mendoj se jo vetëm do të respektohet deri-diku drejtësia sociale si parim kushtetues i vendit, por edhe do të kryhet njëlloj formalizimi i ligjshëm edhe pse në kushtet e fatkeqësisë natyrore dhe paqartësisë së të ardhmes së biznesit dhe të ekonomisë sonë kombëtare në tërësi. Kështu edhe idetë social-komuniste, si përshembull denoncimi i punëdhënësit, si kusht për të përfituar “pagën e luftës” do të mund të lihen mënjanë, të paktën përkohësishtë.

Lexo: Inovacion i qëndrueshëm, kura më efikase e post-krizës COVID19

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0