Përse të rinjtë sot nuk blejnë dot një shtëpi? - Business Magazine Albania

Përse të rinjtë sot nuk blejnë dot një shtëpi?


Shumë të rinj do të donin të zotëronin një shtëpi të tyren. Por ndoshta ata nuk kanë një punë e cila ju krijon mundësi të bëjnë një blerje të tillë dhe të zhvendosen nga shtëpia e prindërve, ose ndoshta ata kanë shumë detyrime ndaj shkollës të cilat “i lajnë” duke punuar fort.

Të dhëna të reja tregojnë se një faktor i madh pengues është konkurrenca, ndoshta dhe e padrejtë, me të cilën të rinjtë përballen nga investitorët të cilët hedhin një thes me para dhe marrin shtëpinë që dëshirojnë. Më pas këto shtëpi ata i nxjerrin me qera për të rinjtë me një çmim akoma dhe më të lartë, duke e bërë kështu më të vështirë për ta që të jenë pronarë të një shtëpie me para të kursyera gjatë.

Që nga tetori, një numër i madh i shtëpive – një nga katër – që janë shitur është blerë nga investitorë me para në dorë. Por kjo është ende shumë larg nga kulmi i disa viteve më parë, ku thuajse një në tre shtëpi blihej nga investitorë të ndryshëm. 17% e shtëpive janë blerë nga investitorët në vitin 2000 para se flluska e pasurive të patundshme të rritej dhe të plaste.

Investitorët kanë më shumë gjasa të kapin shtëpi të lira – ato shtëpi që të rinjtë kërkojnë dhe janë në gjendje t’i përballojnë. “Shtëpitë po pakësohen, por kërkesa e investitorit vazhdon të mbetet gjallë”, thotë Lawrence Yun, kryeekonomist i Shoqatës Kombëtare të Sekserëve,  për portalin Journal.

Kjo është një metodë e mirë për investitorët, të cilët kanë para për të shpenzuar, por kjo është lajm i keq për njerëzit që duan të blejnë shtëpi me çmim të ulët ose mesatar. Në të gjithë vendin, normat e qirasë kanë kapur qiellin: Një parashikim thotë se qiratë mund të rriten me një mesatare prej 8%, një rritje e papërballueshme kjo për të rinjtë që punojnë dhe jetojnë në këtë treg.

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0