Përmbushja e potencialit – Si gratë në borde mund të nxisin rritjen ekonomike - Business Magazine Albania

Përmbushja e potencialit – Si gratë në borde mund të nxisin rritjen ekonomike

Gratë shqiptare studiojnë dhe dalin me rezultate shumë të mira sipas shifrave zyrtare, por përfaqësimi i tyre në shoqëri nuk e shpreh këtë rezultat. Ndonëse mund të kryesojmë në botë, për qeverinë me numrin më të lartë të grave ministre, kjo nuk reflektohet në bordet drejtuese, në korporatat, apo kompanitë e mëdha që zhvillojnë biznes në vendin tonë.

Për të sjellë një ndryshim në këtë drejtim, sapo është lançuar në Shqipëri organizata  “Women on Board”, drejtuar nga Albana Vrioni, executive coach, me një përvojë 30 vjeçare.

Në një event të ngushtë me bashkëpunëtorë, drejtues biznesi dhe përfaqësues organizatash, ajo theksoi Pse-në e kësaj organizate dhe objektivat, që lidhen ngushtë me punën dhjetra vjeçare kryer në këtë drejtim.

Sipas saj, diversiteti në bordet drejtuese pasuron mënyrën se si vendimet janë marrë dhe çfarë vendimesh janë marrë.

Rritja e përfaqësimit të gruas në qeveri është një fillim i mirë dhe progres mundësues. Por, forca vendimmarrëse e gruas do të qëndrojë e kufizuar (marginal) për sa kohë, ajo nuk ka forcë ekonomike. Që gruaja të shpalosë forcën e saj transformuese, ka nevojë të ketë fuqi ekonomike. Një sistem në të cilin gruaja nuk zhvillon fuqi ekonomike është i destinuar të rrënohet e të dështojë me kohën. Mosmundësimi i forcimit ekonomik të gruas, mospërdorimi strategjik e i mençur i potencialit të gruas krijon një situatë “loss-loss“, humbje të dyanëshme: humane dhe ekonomike të brezit aktual dhe të brezit në vijim.

Sigurisht që emergjenca për të vepruar është reale dhe e madhe, ndaj nisma për të sjellë eksperiencën europiane në realitetin shqiptar është e domosdoshme. Krijimi i organizatës Women on Boards Albania, mund të themi që nisi si një dedikim personal i Albana Vrioni, në krijimin e një platforme që të mundësojë shpalosjen e potencialit të gruas shqiptare në pikën më nevralgjike të transformimeve dhe progresit: Bordet Drejtuese. Por, kush është Albana Vrioni?

 

Albana është lindur dhe rritur në Shqipëri, karrierën e saj e ka filluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, analiste në sektorin e vendeve gjermanfolëse  dhe pas specializimit në Norvegji në IM&S dhe European Lobbying bashkë me familjen u vendos dhe filloi një karrierë dhe kapitull të ri jete në Belgjikë. Ajo drejton “Vrioni Consulting” prej 14 vitesh, dhe prej 25 vitesh ofron shërbime “advisory dhe executive coaching” në drejtimin e transformimeve organizative. Albana ka qenë Presidente e “European Women Management Development”, si dhe është anëtare e “European Women on Boards”.

E njohur nga bashkëpunëtorë të saj për reziliencën që tregon, Albana thekson se ka pasur fatin të punoj shpesh me gra që kanë një stamina të fortë dhe kërkojnë, herë të druajtura e herë të vendosura, të kanalizojnë zërin e tyre të brendshëm dhe energjinë e tyre transformuese në kanale produktive.

Përtej shtysës së saj personale, cfarë e bën krijimin e kësaj organizate me interes për shoqërinë shqiptare?

Përgjatë eventit ajo ndau disa elemente të kontekstit që e bën veprimtarinë e “WOB-Albania” të nevojshme, urgjente, dhe strategjike.

Cila është gjendja aktuale?

Sipas të dhënave të Instat publikuar në revistën  “Monitor” :

  • 50,3% e popullatës të angazhuar në aktivitet ekonomike janë femra, nderkohe qe vetem shkalla e pjesemarrjese se gruas ne tregun e punes eshte 57%.
  • 66,1% e të diplomuarve 2020-2021 janë femra
  • 31% e ndërmarrjeve private (të vogla e të mesme) drejtohen nga ndërmarrëse femra ;
  • 89% e ndërmarrjeve të drejtuara nga grate kanë 1-4 punonjës
  • 24,1 % e ndërmarrjeve kanë pronarë ose administratore femër, 70%të tyre janë ndërmarrje shtetë
  • Nuk kemi të dhëna mbi pjesëmarrjen e grave si Board Chairs
  • Vetëm 6% e ndërmarrjeve (rreth 2003 ndërmarrje) kanë më shumë se 50 punonjësdhe punësojnë 50,6% të forcës punëtore
  • 47 kompani të huaja janë larguar nga Shqipëria në 2022

Asnjë vend nuk progreson me 50% të popullatës më të edukuar të pa fuqizuar!

Kompanitë e mëdha janë shtylla e ekonomisë, ndërsa ndërmarrjet e vogla e të mesme janë sistemi nevralgjik i ekonomisë.

Kompanite e medha mundesojne zhvillimin e shpejte dhe strategjite e “specializimit”.

Kompanitë ndërkombëtare janë burim rritje ekonomike dhe intelektuale.

  • Prezenca dhe operimi i tyre optimal në Shqipëri kërkon kompetenca në të gjitha nivelet dhe funksionet , e sidomos në Bordet Drejtuese.
  • Prezenca dhe operimi i tyre optimal në Shqipëri kërkon një kontekst mbeshtetës për aplikimin e parimeve dhe praktikave të “Good Governance” dhe këto janë kompetenca të Bordit Drejtues.

Diversiteti gjinor është një nga praktikat e “Good Governance Code”, apo parimeve dhe praktikave europiane në ESG.

Arritja e diversitetit gjinor kërkon :

  • investim në upskilling
  • në strukturat rregullative
  • në ndryshimin e mindset-it
  • në humanizimin e punës dhe kulturës së punës

Këto kompetenca dhe sisteme mbështetëse kanë implikime sistemike dhe nuk krijohen brenda ditës. Përkundrazi eksodi i trurit dhe forcës ekonomike ndodh ditë pas dite dhe mund të ndodh edhe njëherësh, siç ka treguar historia e vendit tonë.

Cila është urgjenca?

Le të kujtojmë fabulën popullore të bretkosës. Kur ajo u vu në ujë të nxehtë, kërceu e shpëtoi, por kur nxehtësia u rrit gradualisht përfundoi e zier.

Shqipëria është një vend me potencial, por nëse nuk do të përdoret drejt e në kohë ai mund të humbasë e të shterojë.

Shqipëria po plaket shpejt, me moshën mesatare afro 40 vjec. Nëse truri dhe krahu I punës migrojnë vetëm në një drejtim dhe ky është jashtë Shqipërisë, zëvendësimi i tij është pa alternativë. Varfërimi i kombit dhe i ekonomisë është i pashmangshëm.

Albana thekson se brezi i ri ka nevojë për shpresë, drejtimi vizonar i transformimeve është kyç.

 

Studimet konfirmojnë se diversiteti gjinor i ndërtuar mbi parimet dhe praktikat e ndërtimit të sinergjive dhe dinamikave të shëndetshme përfshirje dhe bashkëbisedimi, mundëson midis te tjerave rritjen e efektivitetit të vendimmarrjes në Bord; transparencës; rritjen e financimeve apo rezultateve financiare

Pra, arritja e gjithë këtyre të mirave mundësohet nga një udhëheqje vizionare e të ndërgjegjshme dhe ndryshim i mendësive limituese dhe destruktive.

Promovimi i diversitetit gjinor nuk mund të jetë thjesht një diskutim mbi kuotat.Vlera e diversitetit qëndron tek plotësimi tij, sinergjia. Prandaj zgjedhje e anëtarëve të Bordit dhe dinamikat në Bord duhet të jenë të tilla që të krijojnë një diapazon më të gjerë të perspektivave, kompetencave dhe përfaqësimeve. Vetëm kur fokusi është tek plotësimet, e jo tek “përjashtimi dhe të sfiduarit te njëri-tjetrit“ bordet do të mund të përfitojnë nga vlera e diversitetit në përgjithësi dhe atij gjinor në vecanti.

“Të krijosh vlerë prej diversitetit nuk është një akt taktik, por një ndërmarrje strategjike.“ Në Shqipëri ka shumë për të përmirësuar në këtë drejtim.

Ndjesia e mundësive të pakta për rritje në karrierë dhe forcim ekonomik , kultura bazë mashkullore, dhe fraxhiliteti i kulturës bashkëbiseduese, i bën Bordet jo atraktive për kandidatë që dëshirojnë të shpalosin më të mirën e praktikave bashkëkrijuese dhe progresive. Kjo e bën diversitetin sfidues, por edhe një strategji të shkëlqyer diferencimi!

Krijimi i një sistemi mundësues të njohurive, praktikave dhe mendësive është pika ku do të jetë fokusi i qendrës “Women on Boards“- Albania.

Albana shprehet se është optimiste për kontributin që mund të arrijnë me një Bord dhe ekip të dedikuar ndaj cështjes së zhvillimit dhe shpalosjes së potencialit të gruas shqiptare në Bordet në Shqipëri. Women on Boards Albania është tashmë aktive, ndaj ju ftojmë ta ndiqni në faqet e tyre zyrtare për tu bërë pjesë e aktiviteteve dhe rrugëtimit drejt qëllimeve të përbashkëta.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0