Përgjigjia me 5 fjalë e Tim Cook ndaj Facebook - Business Magazine Albania

Përgjigjia me 5 fjalë e Tim Cook ndaj Facebook

Tim Cook

Ekzekutivi i Apple shprehet qartë, ai nuk po merr vendime bazuar në atë që është më e mira për Facebook, por për Apple dhe klientët e tij.

Intervista e Tim Cook me Kara Swisher për podcastin e saj Sway ishte shprehëse në disa aspekte. Ndoshta pjesa më e përfolur e bisedës ishte zbulimi se CEO i Apple nuk pret që të mbajë ende punën pas 10 vitesh. Kjo është sigurisht befasuese, por nuk është për t’u habitur që Cook mund të mos dëshirojë të vazhdojë me ritmin që kërkon menaxhimi kompanisë më të vlefshme në botë, kur të jetë 70 vjeç.

Kishte gjithashtu shumë pohime kundrejt produkteve të ardhshme si augmented reality glasses, madje edhe mundësinë e një makine Apple. Secila prej tyre sigurisht do të ishte e mirëseardhur, por ne tashmë mendojmë që Apple po punon për të dyja dhe nuk është ndonjë befasi.

Lexo: Bill Gates shpjegon pse është pronari më i madh i tokave bujqësore në Amerikë

Shumë më interesante ishte përgjigjja e Cook kur u pyet nga Swisher se si ndryshimet e ardhshme të privatësisë së Apple do të ndikojnë në Facebook.

“Unë nuk jam i përqëndruar në Facebook, kështu që nuk e di”,- tha Cook. Teksa u kujtua nga Swisher se Facebook ka thënë që Apple po bëhet gjithnjë e më shumë një nga konkurrentët e tij më të mëdhenj, Cook theksoi pozicionin e tij.

“Oh, mendoj se ne garojmë në disa gjëra”,- tha Cook. “Por jo, nëse më pyesin cilët janë konkurrentët tuaj më të mëdhenj, ata nuk do të ishin në listë“.

Ato shtatë fjalë, “Unë nuk jam i përqëndruar ënë Facebook”, janë brutale dhe të shkëlqyera në të njëjtën kohë. Janë brutale sepse Cook po e bën të qartë se kompania nuk po merr vendime të bazuara në Facebook, ose diçka tjetër. Sado shumë që është përfolur beteja midis Apple dhe Facebook gjatë muajve të fundit, Cook e largon kompaninë e mediave sociale nga loja.

Apple, në vitin 2020 fitoi rreth 200 miliardë dollarë të ardhura duke shitur miliona iPhone, iPad, Mac dhe Apple Watches dhe kompania vlen pak më shumë se 2 trilionë dollarë. Nga ana tjetër, Facebook kishte 86 miliardë dollarë të ardhura, kryesisht nga reklamat digjitale dhe vlen rreth 860 milionë dollarë. Kjo nuk është gjë e keqe, por nuk është asgjë krahasuar me Apple, e cila fiton më shumë në një tremujor sesa mund të fitojë Facebook-u gjatë gjithë vitit.

Në të njëjtën kohë, është e shkëlqyer sepse Cook e ka të qartë që ai merr vendime për Apple bazuar në atë që është më e mira për kompaninë dhe përdoruesit e saj. Ai nuk është i shqetësuar për ndërmarrjet e tjera, pavarësisht nëse ato janë konkurrente apo jo.

Lexo: Çdo orë instalohet një ATM Bitcoin. 2 muajt e ardhshëm pritet që numri total global të arrijë 20.000

Citati i Jeff Bezos i përshtatet më së miri situatës: “Mos kini frikë nga konkurrentët tanë, ata kurrë nuk do të na japin para gjithsesi”,- tha Bezos. “Kini frikë nga klientët tanë.”

Shumë kompani kalojnë shumë kohë duke menduar se çfarë po bën konkurrenca e tyre dhe jo duke u përpjekur të kuptojnë klientët e tyre dhe atë që ata me të vërtetë duan. Kjo ngjan shumë me atë që po bën Facebook.

Në vend që të përqendrohet në gjetjen e mënyrave për mbrojtjen e informacionit personal të përdoruesve të tij, Facebook duket se është më i interesuar për atë që po bën Apple. Konkretisht, po shpenzon shumë kohë dhe energji i përqendruar në ndryshimet e ardhshme të Apple në iOS 14 sa që mund të ndikojë në dështimin vet.

Në vend të kësaj, përgjigja e Cook është një shembull i shkëlqyer i inteligjencës emocionale. Pavarsisht të gjitha sulmeve të Facebook, Cook nuk po e lejon atë t’i errësojë vizionin e tij për vendimet përsa i përket Apple. Do të ishte e lehtë të shqetësohesh, ose të humbasësh përqendrimin, por kjo nuk u shërben kurrë klientëve ose biznesit tuaj në planin afatgjatë.

Për këtë mund të pyesni Facebook-un.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0