Përfundon ‘lufta’ për çmimin e naftës. OPEC + nënshkruan marrëveshjen historike për të zvogëluar prodhimin

Përfundon ‘lufta’ për çmimin e naftës. OPEC + nënshkruan marrëveshjen historike për të zvogëluar prodhimin


Prodhuesit kryesorë të naftës në botë nënshkruan një marrëveshje historike për të ulur prodhimin global të naftës me gati një të 10-tën, duke i dhënë fund një lufte shkatërruese të çmimeve, por duke mos shkuar aq larg, sa të kompensonin ndikimin e pandemisë së Koronavirusit.

Lexo: Manaferra shtrihet edhe në SHBA, një treg i ri për shërbimet outsourcing

Maratona një javore e thirrjeve dypalëshe dhe videokonferencave ministrore solli aleancën e OPEC + dhe Grupin e 20 kombeve për një marrëveshje të paparë. Por pas lëkundjeve të shumta gjatë fillimit të seancës tregtare, nafta u ul me rreth 2% në Londër.

Fokusi i tregut tani zhvendoset në atë se a do të jetë e mjaftueshme për të zvogëluar zhurmën e furnizimit masiv, i cili vazhdon të rritet ndërsa virusi po mbyll ekonominë globale. Marrëveshja mund të rezultojë të jetë “vetëm suva mbi një plagë të hapur”, tha konsulenti JBC Energy GmbH në një shënim të hënën.

Me gjithë skepticizmin, marrëveshja ende paraqet një fitore të rëndësishme për aleancën midis organizatës së vendeve eksportuese të naftës dhe aleatëve përfshirë Rusinë, e cila vetëm disa javë më parë u duk e ‘vdekur’. Dhe nuk ishte e lehtë, me bisedimet gati të prisheshin në fund të javës së kaluar për shkak të rezistencës nga Meksika. Ata u kthyen sërish drejt marrëveshjes edhe pas ndërhyrjes nga Presidenti Donald Trump, i cili ndihmoi për të ndërmjetësuar kompromisin përfundimtar.

Lexo: Nga një krizë virusi në një krizë ekonomike

“Masa të pashembullta për kohëra të pashembullta,” tha Ed Morse, një vëzhgues veteran tregut të naftës, i cili është kreu i hulumtimeve të mallrave në Citigroup Inc. I paprecedentë në diskutimet historike të shkurtimeve të prodhimit, SHBA luajti një rol kritik në ndërmjetësimin midis Arabisë Saudite dhe Rusisë për marrëveshjen e re të OPEC +.”

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0