Manaferra shtrihet edhe në SHBA, një treg i ri për shërbimet outsourcing

Manaferra shtrihet edhe në SHBA, një treg i ri për shërbimet outsourcing


Në një intervistë për Business Magazine Faton Sopa, Ceo i agjensisë së marketingut Manaferra, na tregon më shumë rreth shtrirjes së Manaferrës në SHBA, bashkëpunëtorët e rinj dhe planet për të ardhmen.

Lexo: Nga një krizë virusi në një krizë ekonomike

Manaferra është themeluar në 2014 për t’i ndihmuar kompanitë të rrisin biznesin e tyre duke shfrytëzuar kanalet e marketingut digjital. Si biznes i ri që operon në një treg mjaft të vogël dhe të “pa pjekur”, gama e shërbimeve ishte mjaft e gjerë, duke filluar nga Konsulenca për Rrjete Sociale, E-mail Marketing, Online Reputation Management e deri tek konsulenca për Optimizim të Uebsajteve për Motorrat e Kërkimit dhe zhvillimi i Web aplikacioneve.

“Me rritjen e shfrytëzimit të internetit, dhe rritjen e nevojës së bizneseve vendore, për të digjitalizuar shërbimet e tyre, pamë rritje të kërkesës për shërbimet tona, duke bërë të pashmangshme edhe rritjen tonë. Kjo rritje erdhi me shumë sfida. Njëra nga ato ishte mungesa e kuadrove të përgatitur në treg, për shkak që kjo është një fushë e re dhe sistemi i edukimit fatkeqësisht nuk përgatit kuadro të gatshëm, për tregun e punës”, u shpreh Fatoni.

“Duke e analizuar këtë situatë në aspektin strategjik të biznesit, dhe duke pasur parasysh edhe nevojën e madhe për rritje të shpejtë, u gjendëm para një dileme sfiduese; “Të vazhdojmë të ofrojmë të gjitha shërbimet, që po ofronim deri atëherë dhe të rrezikojmë kualitetin, apo të ndërrojmë kahje”. Vendosëm për këtë të fundit. Kjo ishte një pikë kthese për ne, dhe fillimi i një rrugëtimi të ri, i cili na mundësoi të njohim veten edhe më mirë, të investojmë fuqishëm në procese të brendshme, të profilizohemi dhe gradualisht të rrisim edhe portofolin e klientëve ndërkombëtarë, totë ai.

I pyetur nga BusinessMag se si ndodhi që  Manaferra të shtrihet në SHBA, ai u shpreh se kjo nuk ishte diçka që ndodhi papritur. Ata kanë filluar të punojnë me tregun në SHBA që prej vitit 2017, përmes disa projekteve që erdhën si rezultat i njohjeve paraprake të tyre. Projekte që u bënë raste të suksesshme bashkëpunimi  dhe sollën për Manaferrën edhe projekte të tjera pasuese. Ai shtoi: “Me rritjen e portofolit tonë të bizneseve në SHBA, u krijua edhe nevoja për të zgjeruar zyrtarisht prezencën tonë atje, me njërin nga partnerët tonë në SHBA, me të cilin kishim realizuar suksesshëm disa projekte deri atëherë”.

Lexo: Vera e nxehtë e Europës mund të përkeqësojë efektet e Covid-19

Bashkëpunëtorët e rinj janë nga industri dhe shtete të ndryshme në SHBA. Shumë prej tyre vijnë nga Diaspora Shqiptare, ashtu edhe si partneri i tyre zyrtar në kompaninë, që sapo kanë themeluar.

Kjo është edhe një dëshmi që diaspora jonë mund të jetë një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, dhe një katalizator i rritjeve të bizneseve, sidomos sektorit të eksportit të shërbimeve.

Drejtuesit e Manaferra-s besojnë fort në bashkëpunimin me Diasporën Shqiptare përmes kompanisë që sapo është themeluar, pasi mendojnë se kjo është mënyra më efikase për të kontribuar në stabilitetitin ekonomik dhe njëkohësisht t’i ndihmojnë kompanitë në SHBA, me ofrimin e shërbimeve të një kualiteti të lartë me një kosto të përballueshme.

Hapja e një dege të re në një treg të gjerë, siç është tregu amerikan, sjell edhe plane të reja. Fatoni shprehet se planet janë të shumta. Mes tyre edhe zgjerimi në tregun e SHBA-së.

“Besojmë që ky treg atje është i nënshërbyer dhe kemi shumë për të dhënë në këtë aspekt. Megjithatë, në një të ardhme të afërt planifikojmë të shtrijmë prezencën tonë në disa vende të caktuara në kuadër të Bashkimit Europian dhe Kanadasë. Në këtë fazë, është e rëndësishme të fokusohemi në kualitetin e shërbimeve tona, që klientët tanë aktualë të vazhdojnë të jenë të kënaqur, në krijimin dhe forcimin e kuadrove profesionale dhe optimizimin e proceseve tona të brendshme”.

Lexo: Çfarë dinë shkencëtarët për koronaviurs deri më tani? A jemi të mbrojtur nëse infe

Ata janë të vetëdijshëm që i pret një rrugë e gjatë drejt kësaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0