Vera e nxehtë e Europës mund të përkeqësojë efektet e Covid-19

Vera e nxehtë e Europës mund të përkeqësojë efektet e Covid-19


Ngrohtësi, qiell pa re dhe kopshte që lulëzojnë – në shumë vende të Evropës pranvera po shfaqet me një pamje jashtëzakonisht fantastike. Por bujqit dhe fermerët nuk i gëzojnë këto pamje. Ata shpresojnë të bjerë më në fund shi, sepse nëse thatësira është shumë e madhe ekziston rreziku i dëmtimit të bimëve dhe humbjeve gjatë të korrave. Një problem ky me të cilin Evropa mund të përballet, paralelisht me pandeminë, gjatë verës. Deri tani nuk po flitet shumë për këtë problem.

Lexo: Shkollat do të hapen gjatë verës? Propozimi vjen nga Britania

Fermerët gjermanë ende duket se janë më të shqetësuar për mungesën e punëtorëve sezonalë, të cilët nuk mund të vijnë në Gjermani për shkak se kufijtë janë të mbyllur për të luftuar virusin e Coronës. Për shkak të pandemisë dhe masave të karantinës aktualisht të gjitha çështjet e tjera, përfshirë edhe pasojat e ndryshimit të klimës, sikur kanë rënë në harresë.

Ngrohja globale nuk është zhdukur

Andreas Becker, meteorolog pranë Shërbimit Metereologjik Gjerman (DWD) thotë se nuk ka asnjë tregues se ngrohja globale është ngadalësuar apo pakësuar. Sipas tij prej mungesës së reshjeve niveli i lumit Rin prej mesatarisht 3,5 metrash është në rënie. Gjatë muajit mars reshjet në Gjermani kanë qenë vetëm në masën 50-75 përqind të mesatares.

Thatësira sidomos në Evropën Lindore

Andreas Marx, specialist pranë zyrës për klimën në Qendrën Helmholtz për Kërkime Mjedisore në Leipzig (EZMW) thotë se në tre vitet e fundit ka pasur një deficit jashtëzakonisht të lartë reshjesh në mjaft vende.

Në Gjermaninë veriore, në pjesë të mëdha të Polonisë, të Ukrainës, të Bjellorusisë, të Rusisë dhe të Rumanisë mungesës së rreshjeve i shtohet nga ana tjetër fakti që edhe temperaturat e larta kanë arritur nivele të pazakonta, periudhat me ditë të nxehta mbi 30 gradë janë më të gjata dhe në dimër nuk ka pasur shumë rreshje dëbore.

Lexo: Nga një krizë virusi në një krizë ekonomike

Sa e thatë do të jetë vera e vitit 2020?

Meteorologët nuk kanë dëshirë t’i përgjigjen pyetjes sesi do të jetë vera, sepse dhe parashikimet për një ose dy javë tashmë konsiderohen si të pasigurta. Becker dhe Marx thonë se moti në Evropë është më pak i parashikueshëm për shkak të maleve, deteve dhe Atlantikut, ndryshe për shembull, nga Australia, e cili është e rrethuar nga ujëra nga të gjitha anët. Por të dy ekspertët mendojnë se edhe kjo verë do të jetë më e ngrohtë se zakonisht. Sipas parashikimeve të DWD temperatura në Gjermani mund të rritet mesatarisht me 0.5 deri në 1 gradë.

Marx shton se kohëzgjatja e periudhave me ditë të nxehta mbi 30 gradë pritet të ketë pasoja shumë të gjera si për shëndetësinë edhe për bujqësinë.

Lexo: Trajnim në menaxhimin e rrjeteve sociale nga ICTSlab

Probleme në rritje

Nëse parashikimet e ekspertëve do të bëhen realitet, evropianët do të vuajnë këtë verë nga temperatura të nxehta të vazhdueshme. Kufizimet për të dalë nga shtëpia do të jenë të rënda sidomos për të moshuarit – grupi kryesor i rrezikuar nga COVID 19 – të cilët vuajnë nga nxehtësia edhe në kushte normale moti. Temperaturat e larta vështirësojnë po ashtu edhe mbajtjen e maskave.

Dhe mbi të gjitha zjarret e pyjeve që mund të shkaktohen nga thatësira mund të çojnë në emetime të forta tymi. Kjo do të ishte një ngarkesë tjetër për mushkëritë e njerëzve të infektuar me Coronë. Gjithësesi për shkak të klimës dhe afërsisë me Oqeanin Atlantik Andreas Becker i përjashton për Evropën zjarret apokaliptike si ato në Australi.

Burimi: Deutsche Welle

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0