Përfundon Konferenca e Donatorëve, mblidhen 1.15 miliardë euro për Shqipërinë

Përfundon Konferenca e Donatorëve, mblidhen 1.15 miliardë euro për Shqipërinë


Ka përfunduar Konferenca e Donatorëve e zhvilluar në Bruksel në ndihmë për të përballuar dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit që preku Shqipërinë.

Shtetet dhe institucionet financiare njëra pas tjetrës referuan dhe shprehën solidaritetin e tyre duke kontribuar në shuma të ndryshma për vendin tonë.

Shuma totale e mbledhur nga konferenca arrin në shifrën 1.15 miliardë euro.

Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshëm. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju“-tha

Komisioneri Evropian i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi.

Kjo shumë i ka kaluar pritshmëritë për mbledhjen e fondeve pasi më herët ministri i Shetit për Rindërtimin deklaroi se pritshmëritë për mbledhjen e fondeve ishin rreth 300-350 milionë euro.

Lexo këtu: Konferenca e Donatorëve, Shqipëria synon të mbledhë deri në 350 milionë euro

Komisioneri Varhelyi ftoi kryeministrin Rama të mbante një fjalë falenderuese, ndërsa ky i fundit gjatë fjalës së tij, zgjodhi të citojë dy librat e shenjtë Biblën dhe Kuranin për të shprehur ndjesinë e tij për këtë përgjigje në ndihmë të Shqipërisë.

“Kjo është përtej imagjinatës, nuk di çfarë të them, por më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë,” tha kryeministri.

Më lini të citoj diçka nga Bibla, Korinthët ku thuhet: “Sepse në një frymë u pagëzuam në një trup e të gjithë pimë nga e njëtja frymë, nëse një pjestar vuan, të gjithë vuajme së bashku. Nëse një pjesëtar nderohet të gjithë nderohen së bashku. Unë jam i nderuar, shpresoj të gëzoni për mua dhe Shqipërinë,” u shpreh i emocionuar z. Rama.

Kryeministri tregoi disa detaje rreth prishtmërive të delegacionit shqiptar nga konferenca.

“Nevoja ishte kaq e madhe, arrijmë te 40 për qind e gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50 për qind mund të ndihemi se kemi pasur sukses, po të arrijmë më tepër se 50% të vlerës mund të themi se ishte magji,” tha ai.

“Nuk mund të largohem pa e mbyllur me Kuranin dhe s’gjej dot shembull më të bukur se ky që ndodhi sot: Njerëzimi është një komb i vetëm!” – përmbylli kryeministri.

Llogaridhënia, Rama: Me ndihmën e amerikanëve, do kemi një akademi transparence për rindërtimin

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në konferencë për mediat në mbyllje të Konferencës së Donatorëve, të mbajtur sot në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë të rindërtohet pas tërmetit, nuk e fshehu faktin se shifra e grumbulluar ishte përtej imagjinatës së tij më të shfrenuar, ndërkohë që nuk i kurseu falënderimet dhe mirënjohjen e pafundme për presidentet e KE, Ursula Von der Leyen si iniciatore dhe organizatore e kësaj konference të suksesshme për vendin tonë.

“Nuk do t’a harroj kurrë telefonatën tënde ndërsa kthehesha nga zonat e ndërtuara rëndë në familjet që humbën më shumë se 2/3 e pjesëtarëve të tyre.

Më kujtohet ajo që the, që përtej fjalëve mjaft të sjellshme të ngushëllimit premtuat se nuk do të ishim kurrë vetëm.

Dhe vërtet, do të këndoja edhe himnin e Liverpulit për ty sot se është tejet e jashtëzakonshme ajo që dëshmuam. Pa asnjë dyshim nuk varet me vlerën e asaj që gjithkush dha, por me atë solidaritet për të treguar përmes pranisë për të qenë pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët”, – tha z. Rama.

Kryeministri premtoi se qeveria do të ishte plotësisht transparente në procesin e menaxhimit të fondeve në procesin e rindërtimit, madje shkoi edhe më larg, teksa zbuloi se me ndihmën amerikane do të kemi një akademi transparence që do të zhvillohet si strukturë që do të vlerësojë kriteret e tenderëve dhe procedurave publike.

“Miqtë tanë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me argumente me mënyrën si të sigurohemi që kaq shumë para të përdoren në mënyrë transparente. Ata janë bujarë për të eksportuar standarde. Unë iu kërkova për një akademi transparence që do të nisë dhe rindërtimin dhe do të zhvillohet si strukturë që do të vlerësojë kriteret e tenderëve dhe procedurave publike”, – u shpreh kryeministri.

Më poshtë lista e plotë me kontributet nga shtetet:

 BE: 100 milionë euro
KE: 15 milionë euro
Holanda: 3 milionë euro
Danimarka: 2.7 milionë euro
Suedia: 5.6 milionë euro
Gjermania: 11 milionë euro
Franca: 100 milionë euro
Italia: 65 milionë euro
Polonia: 2.7 milionë euro
Greqia: 2.5 milionë euro dhe ndërtimin e 200 shtëpive
Sllovakia: 250 mijë euro (për rindërtimin e shkollave)
Austria: 1 milion euro
Çekia: 9.5 milionë koruna
Sllovenia: 300 mijë euro (për ndërtimin e një shkolle)
Finlanda: 300 mijë euro
Portugalia: Vetëm asistencë teknike
Luksemburg: 100 mijë euro
Bullgaria: 120 mijë euro
Malta: Nuk jep shifër
Rumania: 2 milionë lei
Qipro:Nuk jep shifër
Hungaria: 500 mijë + 250 mijë euro (për rindërtimin e kishave)
Irlanda: 300 mijë euro
Spanja: 250 mijë euro
Mali i Zi: 500 mijë euro
Serbia: 2 milionë euro grant
Maqedonia e Veriut: 6 milionë denar
Kosova: 200 mijë euro
Bosnja-Hercegovina: 50 mijë euro
Turqia: 46.3 milionë euro
Emiratet e Bashkuara Arabe: 70 milionë euro
Zvicra: 9 milionë euro
Katari: 5 milionë dollarë amerikan
SHBA: 3.9 milionë dollarë për rindërtimin dhe drejtësinë, 800 mijë dollarë për rindërtimin e monumenteve, 60 mijë dollarë për të ndërtuar një qendër të emergjencave
Japonia: 2.5 milionë euro
Mbretëria e Bashkuar: 1 milionë paund
Azerbajxhan: 500 mijë euro menjëherë pas tërmetit, 500 mijë euro tani
Norvegjia: 2 milionë euro
Koreja e Jugut: 300 mijë dollarë amerikanë
Principata e Lihtenshtajnit: 50 mijë euro
Republika e Algjerisë: 50 mijë euro
Brunei Xharusalem: 50 mijë dollarë

Banka Islamike për Zhvillim do të japë 365 milion euro kredi për programe financimi ne 5 vite

Banka Botërore 160 milionë euro kredi,

Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim deri në 100 milion euro,

Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua

Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0