Përdorimi i të dhënave personale, CEO i Apple “godet” rëndë Facebook - Business Magazine Albania

Përdorimi i të dhënave personale, CEO i Apple “godet” rëndë Facebook

Çfarë ndodh kur një forcë e pandalshme godet një objekt të palëvizshëm? CEO i Apple, Tim Cook , kritikoi modelin e biznesit që mbështesin shumë rrjete sociale , sepse për të ata përfitojnë nga klientët e tyre duke mos u dhënë atyre mundësi në lidhje me përdorimin e të dhënave të tyre personale.

Gjatë Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë së të Dhënave (28 Janar), ai sulmoi Mark Zuckerberg dhe Facebook. Fjalimi i Cook duket se është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmit të fundit të  Facebook ndaj Apple,  në të cilin rrjeti më i madh social në botë nxori reklama me faqe të plota në disa gazeta që sulmonin ndryshimet e reja të privatësisë së Apple.

Por ajo që është më magjepsëse është që Cook nw fjalimin e tij nuk e përmendi kompaninë me emër.  “Teknologjia nuk ka nevojë për sasi të mëdha të të dhënave personale të grupuara në dhjetëra faqe dhe aplikacione për të qenë të suksesshme” pasi “reklamat ekzistonin dhe përparonin për dekada pa të” .

Për të mbledhur dhe shitur të gjitha ato të dhëna ka një kosto të madhe “rezultati përfundimtar i gjithë kësaj është që ju nuk jeni më klienti”, ai thotë se tani “ju jeni produkti”.

Konferenca u mbajt virtualisht, gjatë kësaj ngjarje, Tim Cook shpjegoi se normalizimi dhe pranimi si i pashmangshëm i faktit që preferencat tona personale mund të shiten nënkupton humbjen e më shumë sesa thjesht të dhënat, sepse për të, nënkupton që njerëzit gjithashtu humbin liria për të qenë njerëzor.

CEO i Apple ka marrë një qëndrim kundër asaj se si rrjetet sociale po lejojnë dezinformimin, në mënyrë që të mbledhin më shumë informacione personale nga përdoruesit e tyre, pasi ai thotë se rrjetet sociale marrin si përparësi ” teoritë e konspiracionit dhe nxitjen e dhunës” dhe se këto tema inkurajojnë pjesëmarrja e njerëzve në biseda brenda aplikacioneve të ndryshme.

LEXO: Facebook i hap luftë Apple. Kjo mund të sinjalizojë fundin e Facebook

Ai paralajmëroi se një qasje e tillë shkakton “polarizim, humbje të besimit dhe dhunë”. E përballë një perspektive të tillë, ” një dilemë sociale nuk mund të lejohet të kthehet në një katastrofë shoqërore “. Kjo i referohet gjithçkaje që një rrjet social është i gatshëm të ekspozojë para përdoruesve të tij në mënyrë që të mbledhë më shumë informacion rreth tyre.

Për menaxherin e Apple “është koha të mos pretendojë se kjo qasje nuk ka një kosto” dhe është se sipas mendimit të tij, lejimi i të gjitha llojeve të përmbajtjes dhe komenteve në rrjetet sociale çon në polarizimin e shoqërisë , në humbjen e besimit dhe “ndaj dhunës”.

Duke iu kthyer temës sesi reklamimi i bëri bizneset të prosperojnë për vite me radhë pa mbledhur të dhëna në këtë mënyrë, ai gjithashtu përmendi se “nëse një kompani mbështetet në mashtrimin e përdoruesve për shfrytëzimin e të dhënave, në opsione që nuk janë aspak opsione, atëherë nuk meritojmë të lavderohemi. Meritojmë një reformë “.

Për të, është modeli aktual i biznesit i rrjeteve sociale që duhet të modifikohet për të ofruar siguri më të madhe në internet dhe mbi të gjitha një trajtim etik të të dhënave personale që nuk bazohet në faktin se përdoruesit mund të bashkohen në grupe ekstremiste – siç janë vaksinat anti – për të gjeneruar një sasi të caktuar të ndërveprimeve dhe pastaj të mbledhë të dhëna.

Një tjetër polemikë e fundit në të cilën Apple është përfshirë është çështja që ka kundër kompanisë së lojërave video Epic Games , pasi CEO i Apple do të duhet të dëshmojë për 7 orë rreth mënyrës se si kompania Apple e shikon konkurrencën dhe tregun.

YAHOO

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0