Facebook i hap luftë Apple. Kjo mund të sinjalizojë fundin e Facebook - Business Magazine Albania

Facebook i hap luftë Apple. Kjo mund të sinjalizojë fundin e Facebook

Facebook

Kjo kompani ka qenë drejt një përplasje madhore prej kohësh.

Facebook ka filluar të duket i dëshpëruar. Gjatë javëve të fundit, rrjeti social më i madh në botë ka vendosur disa reklama me faqe të plota në The Wall Street Journal, The New York Times dhe The Washington Post. Shkrimet sulmuan ndryshimet e reja të privatësisë të bëra nga Apple për të cilat Facebook pretendon se do të demtojnë rëndë bizneset e vogla dhe do të ndryshojë internetin “për keq”. Akti i fundit i dëshpëruar nga Facebook nuk është për t’u habitur. Eshtë kulmi i një serie ngjarjesh të cilat filluan vite më parë dhe po ndërtoheshin për një kohë të gjatë.

Si lëvizi Facebook kaq shpejtë dhe i thyeu gjërat.

“- Lëviz shpejt dhe thyeji gjërat. Nëse nuk je duke thyer gjëra, nuk po lëviz mjaftueshëm shpejt.”- Mark Zuckerberg.

“Lëviz shpejt dhe thyej gjëra.” ka qenë motoja zyrtare e Facebook prej vitesh. Kishte për qëllim të drejtonte dizajnerët dhe menaxherët, por u bë pjesë thelbësore e ADN-së së kompanisë. Epo Facebook-u vërtet lëvizi shumë shpejt dhe thyeu shumë gjëra gjatë rrugës. Kompania thyeu gjëra të rëndësishme si për shembull besimi i përdoruesëve të saj. Shumë prej të cilëve kuptuan se edhe pse produkti i Facebook ishte falas ata po paguanin duke u shndërruar në produkt.

Për shembull, në këmbim të mundësisë për të komunikuar me miqtë e tyre dhe familjet, të pasurit e një faqeje të personalizuar dhe të shikuarit e videove me mace për të qeshur, ata u nxitën të “shesin shpirtin e tyre” në formën e reklamave të personalizuara të cilat Facebook i përdor për të shitur produkte. Ndërkohe që kuptimi i publikut rritej, shumë persona filluan fushatën për të “fshirë Facebook’’. Por Facebook ishte verbuar me rritjen e numrit të përdoruesve për të kuptuar cfarë po ndodhte. Përpos të gjithave kompania i kishte rezistuar cdo skandali. Biliona njerëz vazhduan të përdorin Facebook.

Problem i Facebook është se përditësimi i Apple po fillon të edukojë shumë përdorues për faktin sesa shumë ata po përdoren nga Facebook dhe po e bën shumë më të lehtë për këta përdorues që të tërhiqen nga Facebook.

Fakti që Facebook po Lufton kaq rëndë kundrejt Apple tregon se kompania i druhet një goditje të madhe ndaj biznesit të vet.

 

Çfarë mund të themi për argumentat e Facebook se përditësimi i ri i Apple do të ndryshojë internetin “për keq”?

 

Facebook pretendon se ky ndryshim do t’ju çojë në faqet tuaja të preferuara të gatimit apo të blogjeve sportive të cilat kanë tarifa abonimi “ duke e bërë internetin shumë më të shtrenjtë dhe duke reduktuar faqet të cilat janë falas dhe me cilësi të lartë”.

Por çështja qëndron në faktin që: Modeli falas i internetit është prishur prej vitesh.

Kjo është edhe arsyeja përse pjesa më e madhe e publikimeve në internet janë drejtuar në mënyra të tjera të të bërit para, qoftë nëpërmjet abonimeve, produkteve apo mjeteve të ngjashme.

Me fjalë të tjera Facebook nuk po lufton vetëm Apple-in, por edhe të ardhmen.

Sigurisht që Facebook mundet edhe të përballet me Apple dhe të ardhmen “me kokën lart’’. Mund të pranojë sulmin dhe të përshtasë produktin dhe modelin e tij të biznesit. Në vend të kësaj kompania po humb kohë të çmuar dhe burime duke luftuar kundra politikave të privatësisë së Apple-it , diçka mbi të cilën ata nuk kanë kontroll dhe veshtirë se mund të ndryshojë.

Situata është e qartë: Facebook ka jetuar një botë të sajën gjatë gjithë kësaj kohe. Një botë e destinuar të shkatërrohet.

Por, Zuckerberg duhej ta kishte parashikuar. Nëse dikush duhej të ishte në dijeni, është pikërisht ai.

Kur ti lëviz shpejt, thyhen gjëra.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0