Partneri i EasyPay, Ria fiton çmimin ”Shërbimi ndaj klientit më i mirë” 2017 Awards - Business Magazine Albania

Partneri i EasyPay, Ria fiton çmimin ”Shërbimi ndaj klientit më i mirë” 2017 Awards


Ky është një tjetër çmim i fituar nga Ria Money Transfer brenda harkut të 10 ditëve. Ria është kompania e tretë më e madhe dhe popullore në botë. Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në Facebook, Ria ka bërë publike lajmin për klientët dhe partnerët e saj: ”Ne punojmë shumë fort çdo ditë që t’i japim klientit eksperiencën më të mirë të mundshme. Kjo na bën në numrin 1.” – kanë shkruar ata.

Javën e kaluar Ria fitoi çmimin ”Kompania më e besueshme për Transfertat e parave” në Britaninë e Madhe. ”Ne jemi të lumtur dhe nderuar që marrim këtë çmim nga Weekly Desh, e cila është një pjesë integrale e komuniteteve që ne shërbejmë” tha Marcela Gonzales. ”Ishte relativisht e papritur, por një surprizë e këndshme” shtoi ajo.

Lexo: EasyPay Albania nis bashkëpunimin me Ria Money Transfer

EasyPay dhe Ria kanë filluar bashkëpunimin në fund të 2016, duke synuar remitanca më të lehta, sigurta dhe besueshme për shqiptarët brenda vendit dhe në diasporë. Ky partneritet ofron komisionet më të ulëta në treg.

Burimi: easypay.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0