Parlamenti Europian aprovon ligje më të ashpra të privatësisë online - Business Magazine Albania

Parlamenti Europian aprovon ligje më të ashpra të privatësisë online


Parlamenti Europian votoi për rregulla më të ashpra në mbrojtje të të dhënave personale të qytetarëve Europianё javën që lamë pas. Këto rregulla kanë për qëllim forcimin e privatësisë për qytetarët njëherazi duke u dhënë më shumë pushtet autoriteteve në kurriz të kompanive që thyejnë rregullat.

Rregullat e reja kanë që katër vite që kanë qenë në përpilim duke premtuar gjoba të rënda ndaj kompanive deri në 4 % të të ardhurave globale për rastet kur ka shkelje të privatësisë. Parlamentarja Europiane dhe ish-zëvendës presidente e Komisionit Europian, Vivian Reding, e cila propozoi këto ndryshime në 2012-tën u shpreh: “Kjo është një ditë historike për Europën. Kjo reformë do të rikthejë besimin në shërbimet dixhitale, kështu duke rindezur motorët e rritjes për të nesërmen.”

“Nuk mund të ketë liri pa siguri, dhe as siguri pa liri. Adaptimi i këtyre tre ligjeve dërgon një sinjal të fortë se siguria kombëtare dhe mbrojtja e të dhënave nuk duhet të kalojnë nga dora më dorë.” Por a përfaqësojnë këto ligje një epokë e re për të dhënat e qytetarëve Europianë?

Ekspertët janë të mendimit se ‘Po’. Europa është ajo e cila ka krijuar nocionet e “të drejtës për t’u harruar” dhe “portabilitetit të të dhënave” si dhe ka krijuar sanksione për shkelje të privatësisë. Asnjë vend apo union tjetër nuk e ka bërë këtë më parë. Tashmë hapi dhe sfida e radhës për Europën është forcimi i ligjeve të privatësisë.

 

/PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0