Paralajmërimi i Apple për disa përdorues telefoni: Përditësoni telefonin deri me 3 Nëntor ose humbisni internetin - Business Magazine Albania

Paralajmërimi i Apple për disa përdorues telefoni: Përditësoni telefonin deri me 3 Nëntor ose humbisni internetin


Apple po paralajmëron zotëruesit e iPhone dhe iPad më të vjetër se nëse nuk bëjnë update të pajisjeve të tyre me programin më të fundit iOS brenda të dielës, nuk do të mund të lidhen me internet.

Produktet iPhone dhe iPad nga 2012 dhe më herët kanë nevojë për update para mesnatës së 3 Nëntorit, në mënyrë që të ruajnë vendndodhjen e saktë GPS dhe të vazhdojnë të përdorin App Store, iCloud, email dhe shfletim në internet, sipas Apple.

Kjo vjen nga ndërrimi i kohës GPS, sipas Apple, diçka që ndodh për çdo 19 vjet, kur pajisjet GPS duhet të rivendosen në mënyrë që të matin me saktësi kohën dhe datat, sipas Zyrës së Energjisë Elektrike në Departamentin e Energjisë.

Pra, nëse keni një iPhone 5, 4, ose një iPad 2 ose një iPad të gjeneratës së tretë, kjo vlen pikërisht për ju.

Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë versioni është iPhone apo iPad i juaj, ndiqni këto udhëzimë:

  1. Hap Settings app
    2. Shtyp General, pastaj shtyp About
    3. Shikoni numrin afër Software Version

Nëse nuk jeni në gjendje të përditësoni njësinë tuaj deri para të djelës, Apple thotë se ju duhet të bëni back up dhe restore duke përdorur kompjuter.

CNN

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0