Papunësia në Shqipëri, më e ulëta e kohës së demokracisë

Papunësia në Shqipëri, më e ulëta e kohës së demokracisë


Papunësia në Shqipëri vijon të ulet. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se papunësia ka zbritur në 12.5% në fund të tremujorit të parë 2018. Ky është niveli më i ulët i shënuar  në kohën e ekonomisë së tregut, ndërsa rënia është theksuar dy vitet e fundit.

Ulja e papunësisë erdhi si përmirësim i tregut të punës tek meshkujt, ndërsa për femrat papunësia mbetet në të njëjtin nivel.

Ju mund të lexoni edhe: Ahmetaj optimist për ekonominë: Ra papunësia. Ndërtimi po financohet nga bankat

Por, cilët janë sektorët ku është shtuar punësimi. Instat thotë se industria dhe shërbimi krijuan më shumë mundësi punësi tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me më parë.
Sektori i shërbimeve në fakt, pitet të krijojë më shumë vende pune edhe gjatë stinës së verës.

Piku i turizmit  pritet të rrisë më tej punësimin, qoftë edhe sezonal në fushën e shërbimeve.

Shkalla e punësimit për moshën aktive për punë (15-64 vjeç) është 59,2 %.  Krahasuar me një vit më parë, shkalla e punësimit u rrit gati 5%.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 59,5 %, ndërsa për burrat ky tregues është 76,6 %.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0