Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovёs, Hykmete Bajrami, mori pjesë në inaugurimin e panairit të turizmit, hotelerisë dhe gastronomisë “Travel 2016” i cili u hap sot në Prishtinë dhe ku po marrin pjesë ekspozuesё nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia etj.
Në fjalën e saj, ministrja Bajrami tha se mbajtja e një panairi të tillë i cili i dedikohet sektorit të turizmit është zhvillim pozitiv i cili ua mundëson kompanive dhe operatorëve turistikё nga Kosova të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre si dhe të rrisin nivelin e bashkëpunimit me homologët e tyre nga jashtë.Bajrami tha se Qeveria e Kosovës po punon me përkushtim në fuqizimin e sektorit të turizmit dhe rritjen e rolit të tij në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Ajo shtoi se “Kemi filluar me rishikimin e legjislacionit në fuqi, në mënyrë që të krijohet një ambient më i përshtatshëm për sektorin privat dhe këtu hyn edhe draftimi i Ligjit të ri të Turizmit, në të cilin po punohet, i cili ligj parasheh forcimin e kapaciteteve institucionale të cilat do t’i japin dimension të ri dhe shtytje më të madhe zhvillimit të turizmit në vendin tonë.”
Ministrja Bajrami nënvizoi se në fushën e hartimit të politikave turistike Kosova ka arritur marrëveshje me shtetet e rajonit, si me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë, ndërkaq me Slloveninë është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik, që përfshin edhe turizmin. Ajo shtoi se Qeveria po punon në rritjen e numrit të marrëveshjeve edhe me shtetet tjera të rajonit dhe më gjerë. “Kosova po punon që sektori i turizmit të fuqizohet gjatë viteve vijuese dhe një nga synimet tona është edhe anëtarësimi në Organizatën Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO) e cila është njëra nga organizatat më të mëdha botërore në fushën e turizmit, e cila promovon turizmin si mjet për rritjen ekonomike, zhvillimin gjithëpërfshirës, qëndrueshmërinë e mjedisit dhe ofron udhëheqje dhe mbështetje për sektorin në avancimin e njohurive dhe politikave të turizmit në mbarë botën”, tha ministrja Bajrami.
Sipas saj, Qeveria është duke punuar në arritjen e synimit për një sistem të qëndrueshëm të turizmit, ngritje të infrastrukturës, ngritje të zhvillimit të turizmit në përgjithësi por edhe ngritjen e punësimit dhe të mirëqenies sociale. Në këtë kuadër, ajo tha se është hartuar plani zhvillimor për sektorin e turizmit i cili është në fazën finale.
Për fund, ministrja Bajrami u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë me të gjithë partnerët vendorё dhe të huaj në fuqizimin sa më të madh të këtij sektori dhe promovimin e vlerave turistike të Kosovës paralelisht me mbështetjen e projekteve që kanë për qëllim rritjen e ofertës turistike dhe përmirësimin e shërbimeve në mënyrë që vendi ynë të futet në hartën ndërkombëtare si një destinacion turistik konkurrues dhe i cili do t’i sjellë të mira ekonomisë së vendit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.