Panairi i parë ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme, Luel Muhametaj: Nje vizion i ri për investimet - Business Magazine Albania

Panairi i parë ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme, Luel Muhametaj: Nje vizion i ri për investimet

Këtë të mërkurë, Piramida e Tiranës u kthye në destinacionin më të rëndësishëm të investitorëve dhe pronarëve të pasurive të paluajtshme.  Panairi ndërkombëtar “Real Extate”, hapi dyert për të gjithë të interesuarit në fushën e pasurive të paluajtshme.  Në ceremoninë e hapjes morën pjese përfaqësues nga pushteti lokal dhe ai qëndror, por edhe aktorë të rnëbdësishëm në këtë sektor.

Zv. presidenti i Klik Ekspo Grup, Luel Muhametaj, në fjaën e tij përshëndetëse, theksoi rëndësinë e aktivitete të tilla me në fokus investimet. Muhametaj theksoi se sektori i pasurive të paluajtshme në shqipëri  ka pasur një rol të rëndësishëm në në zhvillimin e vendit.

“Sot shënohet një moment historik për Shqipërinë ndërsa jemi mbledhur këtu në Tiranë për ekspozitën e parë të pasurive të paluajtshme. Kjo ngjarja nënkupton jo vetëm një moment historik të tregut shqiptarë të pasurive të paluajtshme por edhe një dëshmi të vizionit tonë kolektiv dhe ambicieve dhe përkushtimit. Për të ndërtuar një të ardhme të begatë. Vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje dhe transformim të jashtëzakonshëm. Qytetet tona po zhvillohen, horizontet tona po ngrihen dhe  komunitetet tona po lulëzojnë. Sektori i pasurive të paluajtshme ka pasur një rol kryesor  në këtë zhvillim duke vepruar si një gur themeli  për stabilitetin ekonomik  dhe një sërë  mundësish”, tha Luel Muhametaj.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipira foli me shifra konkrete sa i përket ndikimit që ka pasur sektori Pasurive të paluajstshme  në ekonomi.

Ai tha se 1/3 e investimeve totale vjen nga  ky sektor.

“1/3 e investimeve në vend vjen pikërisht nga sektori i psaurive të paluajtshme. Ky panair vjen në nje koment kyç në Shqiperi.  Dy vite pas rregullimit ligjor për këtë industri është koha të hedhim dritë mbi këtë treg.  Sot Real Estate luan një rol të rëndesishëm për turizmin dhe investimet”, u shpreh Pipiria.

Kryetari i komisionit të ekonomisë dhe financave, Eduard Shalsi tha se tashmë në Shqipëri, tregu i padurive të paluajtshme është zhvilluar ndjeshëm dhe sot flasim për specialistë të këtij sektori.

“Shqiperia tashmë ka specialit në tregun e Real Estate.  Nuk ka qeveri qe te zgjidh vetë të gjitha  problemet e veta, ndaj partneriteti është shumë i rëndesishëm.Në takimet e vazhdueshme për sfidat, grupi juaj nuk përmend vetëm problematikat, por jep dhe sugjerime si të zgjidhen ato.  Shqipëria e miliona turistëve, sot përballet edhe me sfida të jashtëzakonshme, ndaj duhet të  jemi në lartësinë e duhur për t’i përballuar ato. Pesha specifike e investimeve të ketij sektori është vertetë e madhe”, u shpreh Shalsi

Tirana mbetet qyteti kryesor sa i përket investimeve në pasuri të paluajtshme, por po vihet re edhe nje interesim për bregdetin nga investirorët e huaj.

Shifrat në lidhje me këtë i prezantoi nën kryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi.

“Jam zemër plot kur shikoj këtë panair, pasi arriti të gjente rrugën për të qenë një panair identitar dhe jo shtojcë e panaireve të tjera. Investimet e huaja për 2023 ishin 1.5 mld euro, nga te cilat 350 mln euro  ishin vetëm në banesa rezidenciale në bregdet”, tha ai.

Partnerët ndërkombëtar si nga konfederata europiane e profesioneve të real estate por edhe shoqata kombetare  REALTOURS, e vlerësuan maksimalisht këtë sektor, duke e konsideruar hapin më të rëndësishëm për një treg të sigurt në pasuritë e paluajtshme.

Kosmos Theodorides, Zëvendës President I CEPI-t, Konfederata  Europiane e Profesionistëve të Real Estate EU u shpreh se ishte e privilegjuar që ishte e pranishme në këtë Panair, ajo përgëzoi organizatorët dhe u vlerësoj panairin si një vend takim të rëndësishëm ku si] tha ajo, “po bej miq nga e gjithe bota këtu në Tiranë“.

“Jam i lumtur të them se panairir i sotëm  është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhme më  të  mirë  në këtë  sektor.  shpresojmë  që  Shqipëria  të  integrohet sa më  shpejtë  në  BE, dhe ndërkohë Ky panair është një shenjë e mirë për  këtë rrugëtim “, tha Theodorides

Ndërsa Alina Aeby koordinatore Globale për Europëm Lindore NAR Shoqata Kombëtare e REALTORS UAS tha se, ” Shqipëria  është një tregues i rëndësishëm i transformimit dhe zhvillimit. Jam e nderuar që jam këtu dhe pjese e NAREA, dhe  një  nga partnerët  tanë më  të rëndësishëm është Shqipëria. ”

 

Ndërsa kreu i dhomës së tregetisë dhe industrise Nikolin Jakaj, tha se Tirana është ndër vendet më dinjitoze që konkuron që tregun rajonal dhe jo vetem në sektorin e pasurive të paluajtshme.

 

Në përfundim të ceremonisë së hapjes, nuk mungoi as performanca artistike, ku të pranishmit kërcyen nën tingujt e violonçelistit  Iljard Shaba.

Panairi ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme do te jetë i hapur deri në datën 14 qershor ku do të kete aktivitete dhe konferenca të shumta për zhvillimin e ketij tregu.Panairi ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme fokusohet në tre Tre komponente kryesor, vendbdodhja, ekspozuesit dhe vizitorët. Të tre se bashku e bëjnë këtë aktivitet të tërheq vëmendjen e shumë qytetarwve e duke i dhëne më shumë shkëlqim e zë këtij eventi.

Në këto tri ditë panair, konferencat dhe diskutimet do te kene ne fokus klimën serioze të këtij biznesi dhe stabilitetin e tij.

Sigurisht nuk do te mungojnë as diskutimet për inovacionin në këtë sektor.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0