Organizohet Konkursi Kombëtar “Startup Albania 2017” për mbështetjen e sipërmarrësve të rinj - Business Magazine Albania

Organizohet Konkursi Kombëtar “Startup Albania 2017” për mbështetjen e sipërmarrësve të rinj


Delegacioni i BE-së në Shqipëri përmes Rrjetit të Informimit të BE-së në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike dhe AIDA-n, shpallën 5 fituesit për startup-in dhe sipërmarrësit e rinj, pjesëmarrës në Konkursin Kombëtar Startup Albania 2017.

Startup Albania 2017 synon të forcojë klimën e biznesit duke mbështetur inovacionin dhe teknologjinë si elementë kyç në zhvillimin e biznesit, me një fokus të veçantë tek të rinjtë.

Konkursi Kombëtar Startup Albania 2017 u lançua me 1 Mars 2017 dhe morën pjesë 77 aplikantë, sipërmarrës të rinj inovatorë dhe sipërmarrje të sapo regjistruara. Aplikimet i përkasin fushave dhe sektorëve të ndryshëm duke përfshirë turizmin, teknologjinë e informacionit, biznesin social, bujqësi etj.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Ambasadorja Romana Vlahutin, shefe e Delegacionit të BE-së në Shqipëri theksoi se, iniciativa të tilla inkurajojnë sipërmarrësit e rinj dhe u ofrojnë atyre të konkurojnë në tregjet europiane.

Ajo nxiti pjesëmarrjen e më shumë grave dhe vajzave në mjediset e biznesit të teknologjisë dhe inovacionit. Ndërsa shprehu mbështetjen për idetë inovatore si faktorë të zhvillimit.

Ekosistemi i Startup në Shqipëri është në fillesat e tij dhe ka nevojë për mbështetje, trajnime dhe financime. Konkursi Kombëtar i Startup Albania 2017 u organizua në kuadër të aktiviteteve të javës së Europës dhe synon të konribuojë në zhvillimin e këtij ekosistemi në Shqipëri.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0