Organizohet konkursi “Aplikacioni më i mirë” me temë “Paraja ime: Si të fitojmë, si të shpenzojmë?”

Organizohet konkursi “Aplikacioni më i mirë” me temë “Paraja ime: Si të fitojmë, si të shpenzojmë?”


Me rastin e Javës së Parasë (12-18 mars 2018), Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqata Shqiptare e Bankave – AAB organizon konkursin “Aplikacioni më i mirë” me temë “Paraja ime: Si të fitojmë, si të shpenzojmë?

Studentë të degës informatikë ekonomike, financë-bankë dhe teknologji informacioni të vitit të tretë, ftohen të dorëzojnë brenda datës 7 mars, ora 09:00, draft aplikacionin e tyre, në formë elektronike (pdf), në gjuhën shqipe, të shoqëruar me dokumentet e mëposhtme:

  1. Curriculum Vitae;
  2. Abstraktim dhe një prezantim të shkurtër të funksionaliteteve të aplikacionit;
  3. Modelin e aplikacionit.

Gjuhët e kodimit që lejohen në konkurs:

  • iOS: Swift, Objective-C
  • Android: Java
  • Backend/Api: PHP Ruby, Node JS
  • Cross platform: React Native, Xamarin

Konkursi do të zhvillohet në dy faza:

Faza e parë: Konceptimi dhe dizenjimi

Çmimet për fituesit e fazës së parë:

Vendi i parë – 30.000 lekë

Vendi i dytë – 10.000 lekë

Vendi i tretë – 10.000 lekë

Faza e dytë: Zhvillimi dhe testimi i produktit

Fituesi i fazës së parë të konkursit, ftohet të vijojë me fazën e dytë për zhvillimin dhe testimin e produktit. Aplikacioni fitues do të instalohet në Muzeun e Bankës së Shqipërisë dhe në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Çmimi për fazën e dytë: 70.000 lekë

Mos harroni të shënoni: Emrin dhe mbiemrin, Moshën, Universitetin, Fakultetin, Nr. tuaj të kontaktit.

Aplikimin dërgojeni në: public@bankofalbania.org

Fituesit do të shpallen në faqet zyrtare të Facebook të organizatorëve, në datën 9 mars.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0