Opsioni i ri i iPhone ju ndalon të përdorni telefonin kur lëvizni me makinë

Opsioni i ri i iPhone ju ndalon të përdorni telefonin kur lëvizni me makinë


I quajtur “Mos Më Shqetëso Kur Jam Në Timon” (Do Not Disturb While Driving), opsioni automatikisht pengon të gjitha mesazhet dhe njoftimet ndërkohë që iPhone-i është i lidhur me makinën me anë të Bluetooth-it

Si një ndër përditësimet e reja të sistemit operues iOS 11, i cili do të lançohet në vjeshtë, ai i lejon përdoruesit të dërgojnë përgjigje automatikisht pa e përdorur telefonin ndërkohë që lëvizin me makinë.

Këto dy mesazhe automatike mendohet të jenë:

“Kam aktivizuar Do Not Disturb sepse po lëviz me makinë. Do të përgjigjem sapo të arrij në destinacion,” dhe mesazhi tjetër: “Nëse është diçka urgjente, të lutem më kontakto sërisht.”

opsioni-ri-iphone-ju-ndalon-te-perdorni-telefonin-kur-levizni-makine-businessmagTë paktën 8 persona vdesin dhe 1,161 dëmtohen nga aksidentet rrugore si pasojë e përdorimit të telefonit në timon. Në vitin 2016, numri i vdekjeve u rrit me 6% nga viti i kaluar, ku shkaku kryesor ishte shpërqendrimi i shoferit.

Opsioni i sigurisë nga Apple është përkrahur nga shumë persona, të cilët e kanë falenderuar me anë të Twitter-it.

Të shpresojmë që dhe prodhuesit e tjerë të smartphone-ëve, si Samsung dhe Nokia “do të bëjnë më shumë për të na mbrojtur.”

/HuffingtonPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0