Opinion - Sistemi i punësimit është në një krizë integriteti - Business Magazine Albania

Opinion – Sistemi i punësimit është në një krizë integriteti

krizë integriteti

Shkruar nga Armira Plaku, kontributore

Institucionet, kompanitë e vendeve të zhvilluara i vlerësojnë punonjësit me eksperiencë si një kapital njerëzor, si aset për mbarëvajtjen e shërbimit që ofrojnë. E njëjta konsideratë ndodh edhe me punonjësit e rinj, të cilët kanë dëshirën për të punuar dhe për t’u rritur profesionalisht. Atyre u jepen fonde të posaçme për trajnimin dhe zhvillimin profesional, intelektual dhe personal. Ata e dinë që të pasurit një kulturë pune ndihmon çdo individ në vetëvete të punojë me integritet dhe ndershmëri.

Duke rekrutuar punonjës në mënyrë profesionale edhe performanca do të jetë e lartë në zbatimin e detyrave, pasi do të ofrohet nga profesionistë të vlerësuar dhe trajnuar. Një zinxhir punonjësish, me një hierarki të drejtë dhe të ndershme, padyshim që do të sjellë konsumatorë, klientë dhe qytetarë të kënaqur.

Kjo praktikë ka bërë që ato të kenë një kulturë pune shembull në shërbim të të gjithë komunitetit. Më e rëndësishme është zbatimi i Kodit të Punës, i cili mbron të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësit dhe punëdhënësit, duke shmangur kështu, çdo shkarkim të padrejtë nga puna apo shkelje.

Duke marrë shkak nga kjo çështje, do doja të ndalesha në vendin tonë. Cfarë po ndodh me tregun e punës? A kanë institucionet tona publike apo private praktikë të mirëfilltë rekrutimi të punonjësve? Gjithnjë e më shumë tregu i punës po bëhet i egër dhe çfarë është më shqetësuese I PADREJTË.

Na ndodh gjithsecilit prej nesh, në përditshmërinë tonë të dëgjojmë raste reale të pandershmërisë në procesin e rekrutimit apo punonjës të shkarkuar në mënyrë të padrejtë. Punonjës që kanë punuar me vite, të ndershëm dhe të aftë në atë çka ushtrojnë, të përjashtohen nga puna. Kemi rastet kur një shërbim nga privat kalon në shtet dhe profesionistëve u mohohet e drejta për t’u rikthyer në punë. Kemi raste kur provimi i pranimit në një  institucion bëhet vetëm formalisht, pasi fituesi është parapërzgjedhur, e shumë raste të tjera të pandershme dhe të padrejta. Përballemi çdo ditë me të punësuarit arrogantë “të partive”, “mikut”, “ryshfetit”, që përveç mungesës së profesionalizmit, nxisin korrupsionin dhe si rrjedhojë humbjen e besimit në komunitet dhe qytetarë të pakënaqur.

Kush mban përgjegjësi, ku duhet të ankohemi? Kush i mbron të drejtat e njeriut? A merr kush përgjegjësi ligjore për këto përzgjedhje të padrejta?

Sistemi i punësimit është në një krizë integriteti. Duke sjellë kështu një krizë profesionistësh dhe njerëzve të ndershëm. Duhet një reformim i plotë dhe një skemë e ndershme, me konkurse të ndershme në procesin e punësimit.

Kemi të bëjmë me një mohim të së drejtës së të rinjve që duan të rriten profesionalisht në mënyrë të drejtë dhe të moralshme, që duan të kontribuojnë me përkushtim dhe profesionalizëm. Një punonjës i aftë nuk bën kompromis me ndershmërinë, integritetin dhe karrierën e tij. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që po lihen jashtë vendit ku ata i përkasin. Duke i detyruar ata që të kërkojnë jashtë vendit për shkollim apo punësim, në mënyrë që njohuritë dhe aftësitë e tyre të vlerësohen. Shqipëria po humbet për shkak të padrejtësive breza të tërë me ideale që duan të punojnë në vendin e tyre.

E them me keqardhje që ky është një internim i kohëve moderne, ku profesionistët dhe njerëzit e apasionuar pas punës së tyre po internohen me papunësi dhe emigrim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes janë dyshimet e së tashmes.”
— Franklin Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0