Oferta Juaj: Aplikacioni i cili ju ndihmon portofolin! - Business Magazine Albania

Oferta Juaj: Aplikacioni i cili ju ndihmon portofolin!


Sa më shumë që kalon koha, aq më të dukshme bëhen ndryshimet madje edhe në Shqipërinë tonë të vogël. Tashmë të gjithë jemi dëshmitarë të “lamtumirës” së letrave dhe objekteve fizike dhe pritjes (ose ndonjëherë mirëpritjes) së teknologjive të reja.

Kompania ALMOTECH ose ndryshe Albanian Mobile Technology është një kompani shqiptare, e cila operon prej 3 vitesh. Së fundmi, ajo ka publikuar në Apple Store dhe Play Store aplikacionin e saj më të fundit të quajtur Oferta Juaj.

Oferta juaj, është mënyra e re se si të shpëtoni nga rrëshqitjet tek shkallët e pallatit, të shkaktuara nga numri i madh i fletëpalosjeve dhe nga minikatalogët e ofertave me madhësinë e gazetave.

Tashmë shumë biznese janë pjesë e kësaj platforme e cila është ende në zhvillim e sipër.

Me të hapur aplikacionin, na jepet mundësia të krijojmë një llogari, e cila me vonë do të na ndihmojë të ruajmë ofertat tona të preferuara, degët dhe kategoritë. Në të të kundert, vetëm mund të aksesojmë materialet por pa mundur t’i ruajmë ato.

Lexo: Aplikacioni i shqiptarit nga Presheva zgjidhet si më i miri në Itali

3 janë mënyrat se si mund të krijojmë një llogari: 1. Duke vendosur email dhe password, pra mënyra klasike; 2. Duke përdorur llogarinë në Facebook; 3. Duke përdorur llogarinë tonë në Google+. Më pas, me një klikim të vetëm, do të kemi përpara të gjitha ofertat që ky aplikacion ka postuar në të.

Kategoritë na e lehtësojnë më shumë jetën sepse na lejojnë të zgjedhim atë që kërkojmë dhe automatikisht shfaqen të gjitha ofertat për një kategori të caktuar.

Më pas, nëse klikojmë tek “Harta”, duke përdorur ose jo GPS e smartphone-it tonë, do të na shafqet vendndodhja jonë, së bashku me vendndodhjen e të gjitha degëve të bizneseve. Duke klikuar tek një nga bizneset në hartë, do të na shfaqet një dritare e re e cila na tregon adresën e saktë dhe oraret e operimit të degës në fjalë. Këtu shfaqet një nga problemet e para të aplikacionit.

Lexo: Erjon Tusha: “Pa rrezikuar nuk arrin asgje!”

Nga 3 seksione, seksioni i 3 i është dedikuar ofertave të degës në fjalë, por megjithëse ajo pikë ka oferta aktive, asnjë nuk është e shfaqur në dritaren në fjalë, nëse përdorim hartën. Kjo do e lehtësonte së tepërmi punën e përdoruesit sepse duke ditur vendndodhjen e tij dhe të dyqanit, do ta ketë më të lehtë të drejtohet në vendin e duhur dhe në pikën më të afërt. Por, ndoshta kjo do të rregullohet në versionet e reja të aplikacionit.

Më pas, nëse klikojmë 3 vizat paralele në cepin e majtë lart të ekranit, na shfaqen të gjitha kompanitë në databazën e aplikacionit. Një zgjedhje pak jo e zakonshme kjo, pasi, standardi i aplikacioneve, është që duke klikuar në atë pikë, hapen të dhënat bazike të aplikacionit të cilat, në rastin konkret, ndodhen në anën tjetër të ekranit. Ndërsa zilja, në opinionin tim personal është në vendin e duhur. Ajo tregon njoftimet dhe në të shfaqen ofertat më të reja. Opsionale është që njoftimet e reja të na vijnë si njoftimet e thjeshta në homescreen, ashtu si Facebook, WhatsApp etj.

Aplikacioni është bazik por goxha funksional për qëllimin e ekzistencës së tij.

Lexo: 3 shpikjet të cilat nuk do t’a besoni që ekzistojnë

Ndoshta është ende pak herët, por ky aplikacion do të bëhej akoma edhe më i vlefshëm nëse në vazhdim do të lidhte dyqanet me klientët, ku njerëzit mund të blejnë produktet direkt nga aplikacioni, pa qenë nevoja të shkojnë deri në dyqan.

Tashmë, na duhet vetëm të rrëshqasim gishtat nëpër ekran për të pare broshurat e reja dhe të mos jemi më të vëmëndshëm teksa ngjitim shkallët e pallatit, njësoj si në një pistë patinazhi në akull. Një transformim ky, më i lehtë për t’u përshtatur se me ndryshime të tjera në jetën tonë të përditshme, si pasojë e teknologjisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0