Oferta ALBtelecom, platforma surprizë e një komunikimi të ri - Business Magazine Albania

Oferta ALBtelecom, platforma surprizë e një komunikimi të ri

Oferta ALBtelecom

Industria e telekomunikacionit në Shqipëri çdo vit e më shumë po pëson ndryshime dhe ristrukturime thelbësore.
Mendësia mbetet e njëjtë: oferta më të leverdishme, për një komunikim më cilësor.
Ndërkohë ALBtelecom, kompania e cila ruan origjinalitetin e të qenurit shqiptare në këtë industri, ka çuar edhe më tej këtë qasje, duke ripërtërirë tërësisht komunikimin dhe ofertën e saj për tregun.

Në një bisedë të zhvilluar me Drejtuesin e Grupit Komercial të ALBtelecom, Z. Omer Kuyucu kemi mundur të zbulojmë disa nga risitë që kjo kompani ka rezervuar për klientët e saj.

“ALBtelecom është në një ndryshim të vazhdueshëm për t’iu përshtatur nevojave të klientëve tanë dhe këtë herë ne kemi sjellë një platformë të re për të gjitha ato kërkesa.”- iu përgjigj Z. Kuyucu interesimit tonë se si po i përballon ALBtelecom ndryshimet e fundit në tregun e telekomunikacionit.

Z. Kuyucu u shpreh se ALBtelecom po vendos një standard të ri; një qasje inovative, më gjithëpërfshirëse dhe më fleksibël në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të shumëllojshme.

Kështu, ALBtelecom sjell produkte të përmirësuara nga ana teknologjike që vijnë me çmime më të arsyeshme, duke ofruar tashmë edhe internet pa limit!

Kuyucu gjithashtu konfirmoi edhe atë çfarë flitej informalisht në sektor se përmirësimi i produkteve të ALBtelecom është bërë i mundur edhe përmes investimeve madhore që kjo kompani po kryen në infrastrukturën e saj, të shtrirë në të gjithë Shqipërinë.
Kështu rrjeti i ALBtelecom po njeh një zhvillim të mëtejshëm në sistemin e transmetimit, në shpërndarjen e pikave të shitjes, në mbulimin me sinjal në të gjithë vendin, duke i hapur rrugë aplikimit të teknologjisë 5G.

Omer Kuyucu ndau me ne edhe një zhvillim të ri mjaft interesant nga pikëpamja e marketingut, siç është konkretizimi i këtyre ndryshimeve, përmes një zëri zyrtar dhe një kënge të re shqip për fushatat e marketingut.Zëri i ri i përzgjedhur nga ALBtelecom është Dojna Mema, një emër i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar.“Dojna ishte zgjedhja e skuadrave tona të vlerësimit, – tha z. Kuyucu – pasi vlerësojmë karrierën e saj si gazetare dhe mendojmë se personifikon tiparet e një vajze sfiduese dhe energjike, e këto janë karakteristikat dalluese të kohërave tona.”

Lexo:PËR NJË BIZNES TË SUKSESSHËM, KONSUMATORI DUHET DËGJUAR

Ndërkohë kënga e sjellë në shqip është një krijim origjinal i Elgit Dodës, një artist i ri shqiptar. Kënga është frymëzuar nga muzika tradicionale shqiptare, gjë që pasqyron më së miri faktin se ALBtelecom është një markë kombëtare, simbol në vend.

“Ne synojmë të reflektojmë në këtë iniciativë të gjithë frymëzimet shtytëse të klientëve tanë të çdo moshe; nga veriu në jug.”- u shpreh Z. Kuyucu.

Me portofolin e ri të produkteve, ALBtelecom edhe një herë ka sfiduar mënyrën konvencionale të ofertave, duke mundësuar atë çka kanë nevojë dhe presin shqiptarët, kërkesën për më shumë internet me çmime të favorshme, në mënyrë sa më të thjeshtë.

Duhet theksuar, se ALBtelecom po zgjeron investimet për të modernizuar më tej rrjetin dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit në të gjithë vendin.

“Ne në ALBtelecom, e konsiderojmë vlerë tonën parësore të qenurit një markë tradicionalisht shqiptare. Nga ana tjetër, ALBtelecom investon pareshtur për të ofruar standardet më të larta teknologjike dhe shërbimin më të mirë për klientët, që na kanë besuar disa prej shërbimeve thelbësore në jetën e përditshme, siç është komunikimi.” – ishin komentet mbyllëse të Z. Kuyucu, pak para se të luante edhe një herë këngën e re dhe lehtësisht të memorizueshme “Me Ty Në Krah”.

ALBtelecom

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0