OBSH mbledhje urgjente në Evropë: Izolimet kombëtare, mundësia e fundit - Business Magazine Albania

OBSH mbledhje urgjente në Evropë: Izolimet kombëtare, mundësia e fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka mbledhur të gjithë Ministrat e Shëndetësisë nga vendet e Evropës për të diskutuar rreth situatës së pandemisë së koronavriusit e cila po përkeqësohet. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i OBSH-së në Evropë Hans Kluge, i cili ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin virtual me ministrat e shëndetësisë. Ai tha se zgjidhja e vetme për të parandaluar transmetimin në komunitet të Covid-19 është izolimi si në muajin Mars.

“Izolimi i shoqërisë do të parandalonte transmetimin e koronavirusit dhe do t’i jepte sistemit shëndetësor hapësirën e nevojshme, por ai gjithashtu ka një kosto të madhe”, është shprehur drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

LEXO: Kreu i OBSH u bën thirrje liderëve të mos dorëzohen

Kluge tha se një përgjigje e fortë ndaj pandemisë, nuk do të thotë izolime të rrepta, siç ndodhën në pranverë. Pasojat e izolimeve përfshijnë shëndetin e dobët mendor, rritjen e dhunës në familje dhe dëmtimin e ekonomisë, paralajmëroi ai. “Duke pasur parasysh këto realitete, ne i konsiderojmë bllokimet kombëtare një mundësi të fundit”, tha zyrtari i OBSH-së. Ditët e fundit shumë vende europiane kanë marrë masa drastike për frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0