Kreu i OBSH u bën thirrje liderëve të mos dorëzohen

Kreu i OBSH u bën thirrje liderëve të mos dorëzohen

OBSH

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dalë me një thirrje të drejtpërdrejtë për liderët e botës që të mos humbasin besimin dhe të mos dorëzohen në luftën përballë përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus pranoi se shumë vende janë lodhur, “por ne nuk mund të dorëzohemi”. “Kur udhëheqësit veprojnë shpejt, virusi mund të shtypet”, tha ai.

Lexoni: 7 muaj në pandemi, motivimi po vyshket

“Liderët duhet të balancojnë ndërprerjen e mënyrës normale të jetesës me nevojën për të mbrojtur punonjësit e shëndetësisë dhe sistemin shëndetësor që të mos shembet”, u shpreh Ghebreyesus.

Komenti i tij erdhi pak ditë pasi shefi i stafit të presidentit amerikan Donald Trump, Mark Meadows tha për CNN se fokusi i administratës ishte zhvendosur në zbutje, duke mos e shuar virusin.

“Ne nuk do të kontrollojmë pandeminë. Ne do të kontrollojmë marrjen e vaksinave, terapeutikëve dhe lehtësimeve të tjera”, tha Meadows.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0