OBSH: Koronavirusi mund të mbijetojë në ajër

OBSH: Koronavirusi mund të mbijetojë në ajër


OBSH po shqyrton “masat paraprake për ajrin” për stafin mjekësor pasi gjatë një studimi rezultoi se koronavirusi mund të mbijetojë në ajër.

“Virusi transmetohet përmes pikave pak të lëngshme, kryesisht përmes teshtitjes ose kollitjes”, tha Dr. Maria Van Kerkhove, përgjegjëse për sëmundjet në zhvillim në OBSH, gjatë një konference virtuale për shtyp. “Kur institucionet mjekësore bëjnë gjenerimin e aerozolit (ilaç, që përdoret për sëmundjet në mushkëri), duhet të kenë kujdes sepse grimcat mund të qëndrojnë gjatë në ajër.”

Ajo shtoi: “Është shumë e rëndësishme që punonjësit e kujdesit shëndetësor të marrin masa paraprake shtesë kur punojnë me pacientët dhe i bëjnë ato procedura”. Zyrtarët e OBSH thonë se sëmundja e COVID-19 përhapet përmes kontaktit të njerëzve me njëri-tjetrin, pikave të bartura përmes tështitjes dhe kollitjes, si dhe mikrobeve të mbetura në objekte të pajetë. Koronavirusi mund të shkojë në ajër dhe të qëndrojë pezull, në varësi të faktorëve të tillë si nxehtësia dhe lagështia, thanë ata.

Lexoni: Ministria e Shëndetësisë: Disa mënyra sesi të përballemi me stresin në këtë kohë pandemie

Kerkhove tha që specialistët e shëndetit janë të vetëdijshëm për disa studime në një numër vendesh, që po studiojnë kushtet e ndryshme mjedisore, ku COVID-19 mund të mbijetojë. Shkencëtarët po shohin posaçërisht se si lagështia, temperatura dhe ndriçimi ultravjollcë ndikojnë në sëmundje, si dhe sa kohë jeton virusi në sipërfaqe të ndryshme, përfshirë çelikun, tha ajo.

Robert Redfield, drejtor i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha muajin e kaluar se agjencia po vlerësonte se sa kohë mund të mbijetojë COVID-19, veçanërisht në sipërfaqe. “Në bakër dhe çelik, është shumë tipike, mbijeton gati dy orë, por në sipërfaqe të tjera si kartoni ose plastika mbijeton më gjatë dhe ne jemi duke hulumtuar për këtë.”

Më herët, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ka pasur një përshkallëzim të shpejtë të rasteve të COVID-19 gjatë javës së kaluar, duke shtuar, “ne nuk kemi parë një përshkallëzim të shpejtë urgjent në testimin, izolimin dhe gjurmimin e kontaktit, që është shtylla kurrizore e përgjigjes.”

Lexoni: A do të mbijetojnë bizneset tona nga ky virus? PO

“Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: teste, teste, teste. Testoni çdo rast të dyshuar, nëse ata rezultojnë pozitivë, izoloni ata dhe zbuloni se me kë kanë qenë në kontakt dy ditë para se të shfaqnin simptoma dhe testoni edhe ata njerëz, “tha Tedros.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0