Autoritetet tajlandeze kanë paralajmëruar banorët në zona të mëdha të vendit, përfshirë kryeqytetin Bangkok, që të shmangin daljen në natyrë për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Lexo:Ja si mund të bëhesh një kodues i mirë nëpërmjet një aplikacioni
Pjesë të Azisë po raportojnë nxehtësi ekstreme këtë muaj, me temperatura rekord të vërejtura në disa vende. Në Bangladesh dhe pjesë të Indisë, nxehtësia ekstreme po çon në rritje të kërkesës për energji, duke shkaktuar ndërprerje dhe mungesa të energjisë për miliona njerëz.
Në distriktin Bagna të Bangkok, temperatura arriti në 42 gradë Celsius, ndërsa indeksi i nxehtësisë, i cili përfshin lagështinë relative dhe mat se si ndjehet temperatura, arriti një rekord 54 C, sipas departamentit meteorologjik./ Reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.