Nuk keni një diplomë universiteti? Kompani si Apple, IBM dhe Google nuk kërkojnë më një të tillë - Business Magazine Albania

Nuk keni një diplomë universiteti? Kompani si Apple, IBM dhe Google nuk kërkojnë më një të tillë


Kohët e fundit, faqja Glassdoor përpiloi një listë me 15 kompani të ndryshme, të cilat nuk kërkojnë që aplikantët për punë të kenë diploma kolegji. Lista përfshin kompanitë e teknologjisë së lartë si Apple, Google dhe IBM, përveç kompanive të orientuara drejt shërbimit, si Costco, Starbucks dhe Chipotle.

“Kualifikimet akademike do të merren në konsideratë dhe mbeten mjaft të rëndësishme kur kandidatët vlerësohen, por nuk do të veprojnë si një pengesë në punësim,” tha për Huffington Post Maggie Stilwell, partnere drejtuese pranë Ernst and Young.

Lexoni: Amazon paguan punonjësit e saj të trajnohen për punë në kompani të tjera

Me fjalë të tjera: Kompanitë do të punësojnë kandidatët përvoja dhe aftësia e të cilëve u përshtatet më së miri punës së kërkuar. Shumë prej këtyre kandidatëve të suksesshëm do të kenë diploma universitare, por disa prej tyre jo.

Google pranoi disa vite më parë se diplomat e kolegjit dhe rezultatet e testimit janë parashikues të pavlerë të performancës së mëvonshme të punës. Në IBM, ku rreth 15% e punonjësve të rinj në SHBA nuk kanë diploma universitare, CEO Ginni Rometty ka thënë se kurset profesionale dhe përvoja e mirë ofron trajnime më të përshtatshme për shumë pozicione të sektorit të teknologjisë sesa një diplomë kolegji.

Nuk është se diplomat e kolegjit janë të padobishme. Për shumë njerëz, universiteti është vendi ku fitojnë aftësi të ndryshme. Por automatikisht refuzimi i njerëzve që fitojnë të njëjtën njohuri përmes një rruge tjetër mund të jetë kundërproduktive.

Lexoni: Profesionet, mes pagesave më të larta dhe diplomave të universitetit

Sipas jush cili rast është më bindës për t’u punësuar: një i diplomuar kohët e fundit në shkencat kompjuterike apo ai  që i ka fituar ato aftësi ndërsa po menaxhon edhe punësimin me orar të plotë? Ajo që një person di është më e rëndësishme se mënyra se si i ka mësuar.

burimi: QZ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0