Nuk jeni një sipërmarrës nëse bëni këto 10 gjëra! - Business Magazine Albania

Nuk jeni një sipërmarrës nëse bëni këto 10 gjëra!


Nëse flasim për lojë futbolli, fushatë zgjedhore ose një rrugëtim sipërmarrjeje, një gjë është e sigurtë: do të ketë fituesë dhe humbës.

A i doni rrethanat në favorin tuaj për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm? Ju mund të filloni duke mbajtur shënim 10 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë.

1. Të jeni xhelozë ose lakmitarë

Të shikoni njerëz të tjerë rreth jush që kanë sukses duhet t’ju motivojë ju, edhe nëse janë konkurrentët tuaj. Ju duhet të kuptoni se çdo person ka aftësinë të bëhet i suksesshëm, dhe të humbisni kohë duke u fokusuar në suksesin ose arritjet e të tjerëve vetëm sa do të devijojë shinat e progresit tuaj.

2. Të shikoni pas

Do të përballeni me kohë të vështira, vendime të vështira dhe madje edhe dështim në njëfarë pike. Mos lejoni goditjet e vogla në rrugë të ndalojnë progresin tuaj. Gjeni mënyra për të manovruar pengesat dhe të vazhdoni të ecni përpara, duke mos kthyer sytë nga pas.

3. Të gjeni justifikime 

Nëse merrni një vendim të keq dhe e dreqosni, merrni përgjegjësi për të. Nëse diçka nuk shkon ashtu siç ishte planifikuar, mos kërkoni justifikime. Kërkoni për shkakun e problemit dhe shkruajeni në mësimet e vlefshme të biznesit. Nëse identifikoni dhe zotëroni problemin nuk do të bëni të njëjtat gabime sërish. Nëse nxirrni justifikime në mënyrë konstante për gabimet tuaja, ju do të vazhdoni t’i bëni ato sepse nuk keni identifikuar në mënyrën e duhur rrënjët e problemit.

4. Të reshtni së mësuari
Mosha juaj, vitet e eksperiencës ose niveli i suksesit nuk duhet t’ju privojnë kurrë nga të mësuarit. Nuk ka asnjë person të vetëm në këtë planet që t’i dijë të gjitha. Ne të gjithë mund të vazhdojmë të mësojmë dhe të frymëzohemi nga sipërmarrësit e tjerë, pak rëndësi ka nëse janë miliarderë ose sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre sipërmarrës.

5. Të shoqëroheni me njerëz negativë

Njerëzit të cilët gjejnë vazhdimisht justifikime, ankohen dhe kanë një këndvështrim negativ të gjërave duhen shmangur sikurse të jenë një shqetësim. Të gjithë njohim njerëz të tillë. Nuk ka rëndësi se çfarë thoni ju apo si është situata, ata gjithmonë tingëllojnë me negativitet. Njerëz të tillë janë si kanceri, dhe atmosfera e tyre negative ju prek edhe ju. Rethojeni veten me individë që mendojnë në mënyrë të ngjashme me ju dhe që janë të fokusuar dhe të vendosur si ju.

6. Të zgjoheni pa një plan 

Menaxhimi i kohës është një pjesë thelbësore e të qënit sipërmarrës. Ka kaq pak orë në ditë, kështuqë për të qenë efiçientë ju duhet të dini qëllimet tuaja dhe cilat detyra duhet të bëni para se të nisni ditën tuaj. Nëse jeni në konflikt për të krijuar një plan për “sulm” çdo ditë do të gjendeni në telashe. Përfundojeni çdo ditë duke përcaktuar listën e gjërave për të bërë të ditës së ardhshme.

7. Të keni frikë të bëni ndryshime dhe të përshtateni

Ju duhet të jeni të vullnetshëm dhe të aftë të përshtasni planin tuaj dhe strategjinë e përgjithshme, sepse ka shumë mundësi që do t’ju duhet të përshtateni për të mbajtur sukskesin në të ardhmen. Imagjinoni sikur Apple të mos ishte përshtatur kurrë dhe të mbetej vetëm te prodhimi i komojuterave? Pas prezantimit të iPod-it, kompania filloi të prodhonte smartphone-s, tableta dhe tani po lançon teknologjinë e parë për veshje, Apple Watch. Një herë e një kohë vetëm një kompani kompjuterash, tani është një shtëpi e madhe e fuqishme e pajisjeve elektronike.

8. Të flisni më shumë se sa të veproni

Sipërmarrësit e suksesshëm nuk rehatohen dhe të flasin për ato që do të bëjnë. Ata planifikojnë, ndjekin dhe zbatojnë. Asgjë nuk mund të arrihet vetëm duke folur për të, dhe askush nuk do të impresionohet vetëm nga fjlaët.

9. Të fokusoheni vetëm në shenjën e dollarëve dhe në presjet dhjetore

Në vend që të ndiqni paratë, fokusohuni në krijimin e produkteve dhe të shërbimeve që bëjnë diferencën dhe sjellin vlerë. Nëse bëni këtë, paratë do të vijnë. Fokusimi në realizimin e shërbimeve të shkëlqyera shtron rrugën për paratë.

10. Të lini dështimin t’ju ndalojë

Nga pjesa më e madhe e statistikave thuhet se 8 nga çdo 10 biznese dështojnë. Sipërmarrësit e suksesshëm marrin përsipër çdo gjë duke ditur se ka edhe një shans falimentimi. Dhe në fakt, nëse ata dështojnë kjo shikohet si pjesë e rritjes së tyre.

James Dyson shihet si një shembull perfekt, pasi 5,126 prototipet e tij të parë ishin një dështim, por i 5,127-i funksionoi dhe u bë fshesa me korrent më e shitur në SHBA. Ai tani ka një pasuri neto prej 4.5 miliardë dollarësh sepse nuk e la qoftë edhe një herë dështimin ta ndalonte.

 

/Shkruar nga Jonathan Long, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0