Tatimet kanë bërë të ditur se deri më tani është shpërndarë paga minimale, nga paketa e parë për 53 mijë persona.
Ky proces do të vijojë edhe pas përfundimit të afatit të aplikimit të ndihmës financiare sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, dhe sigurojmë individët/subjektet se çdo ankesë/kërkesë do të trajtohet dhe shqyrtohet me korrektësinë maksimale. Subjektet dhe individët, të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas Paketës nr.1, do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të Paketës nr.2, pa qenë e nevojshme të ndjekin procedurën e riaplikimit.
Lexo: Covid 19, Bota dhe Shqipëria në një javë
Ndërkohë, në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, vijon procesi i trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
