Nuk e kontrolloni dot veten kur blini? - Business Magazine Albania

Nuk e kontrolloni dot veten kur blini? Njihuni me 5 strategji efektive

Nëse ndonjëherë keni klikuar butonin “Bli tani” pa menduar dy herë dhe më pas jeni penduar, nuk jeni vetëm. Blerjet impulsive janë një fenomen i zakonshëm që mund të dëmtojë kursimet dhe të rrisin borxhet. Sipas një sondazhi nga Bankrate, 48% e përdoruesve të rrjeteve sociale kanë bërë një blerje impulsive, dhe 68% e tyre janë penduar më vonë.

Por si mund ta ndalojmë këtë zakon? Ja 5 strategji efektive për të shmangur blerjet e nxituara dhe për të ruajtur financat tuaja:

Mendoni para se të blini

Para se të vendosni për një blerje, ndaloni dhe bëni disa pyetje:

  1. A është kjo një nevojë apo një dëshirë?
  2. A mund ta përballoj pa sakrifikuar diçka më të rëndësishme?
  3. A do të më sjellë vlerë dhe kënaqësi afatgjatë?

Në shumicën e rasteve, reflektimi do t’ju ndihmojë të shmangni blerjet e panevojshme.

Qëndroni besnikë ndaj listës së blerjeve

Para se të dilni për të bërë pazar ose të shfletoni online, krijoni një listë të qartë të gjërave që ju duhen vërtet.

Një listë ju ndihmon të përqendroheni te prioritetet dhe të mos dorëzoheni përballë tundimeve.

Aplikacionet për listat e blerjeve mund t’ju ndihmojnë të organizoni më mirë shpenzimet dhe të shmangni blerjet e paplanifikuara.

Zbatoni rregullin e 24 orëve

Kur ndjeni dëshirën për të blerë diçka, vendosni një periudhë pritjeje prej 24 orësh. Pasi emocioni i parë të ketë kaluar, shpesh do të kuptoni që nuk keni nevojë për atë produkt. Gjatë kësaj kohe, mund të:

  • Krahasoni çmimet
  • Lexoni më shumë rreth produktit
  • Vlerësoni nëse ia vlen të shpenzoni paratë

Pastroni rrjetet sociale nga tundimet

Rrjetet sociale janë një minierë reklamash që synojnë të na bëjnë të shpenzojmë. Për të zvogëluar ndikimin e tyre:

  • Ç’abonohuni nga markat dhe influencer-at që ju tundojnë me reklama të shpeshta
  • Hiqni aplikacionet e blerjeve ose vendosni kufizime kohe për përdorimin e tyre

Këto veprime të thjeshta mund të zvogëlojnë dëshirën për të bërë blerje të panevojshme.

Vendosni objektiva financiare të qarta

Në vend që të shpenzoni për gjëra të momentit, fokusohuni te synimet tuaja afatgjata. Përcaktoni një objektiv të qartë, si p.sh.:

  • Kursimi i 5,000 eurove brenda vitit
  • Investimi në një depozitë me interes të lartë

Kur keni një qëllim të qartë, është më e lehtë t’u thoni “jo” blerjeve impulsive dhe të ruani financat tuaja.

Bankrate

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0