NJIHU ME SEKRETET E “MJESHTËRO BIZNESIN - Business Magazine Albania

NJIHU ME SEKRETET E “MJESHTËRO BIZNESIN

VASIL NAÇI​

Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që e bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave aktuale. Programi “Mjeshtëro Biznesin” është shumë më tepër se një konferencë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit. “Mjeshtëro Biznesin” synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.  “Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit dhe këdo që dashuron biznesin dhe ka pritshmëri dhe standarde individuale shumë të larta.

Gjatë katër ditëve të “Mjeshtëro Biznesin”, Vasil Naçi dhe skuadra e tij e ekspertëve, do të fokusohen në mënyrën e ndërtimit të kulturës, strategjive, sistemeve dhe burimeve e praktivave më të mira për sukses afatgjatë.

Pavarësisht nëse biznesi yt është i ri ose prej vitesh, i madh ose i vogël, lokal ose global, nëse shet produkte, shërbimeve apo ide, ekzistojnë një seri parimesh dhe strategjish që duhen kuptuar, mjeshtëruar e zbatuar që ta çojë biznesin në një nivel më të lartë. Ky program do të shërbejë për t’ju fuqizuar me mendësinë, aftësitë, taktikat, sistemet dhe mjetet që sigurojnë sukses të qëndrueshëm.

Bli biletën tënde KETU

TI MUND TA MJESHTËROSH BIZNESIN NË NJË NIVEL MË TË LARTË SUKSESI.

BLI BILETËN TËNDE!

PËRSE EVENT-TRAJNIMI “MJESHTËRO BIZNESIN”?

Vetëm në katër ditë të programit “Mjeshtëro Biznesin” do të përfitosh mjetet, teknikat dhe qasjet, që do të të ndihmojnë të ndërmarrësh vendimet dhe veprimet e duhura për ta çuar biznesin tënd në një dimension më të lartë dhe të arrish sukses të jashtëzakonshëm.

Vasil Naçi dhe një skuadër ekspertësh, nga më të mirët në fushat e tyre, do të ndajnë dijet dhe praktikat që kanë përfituar dhe implementuar për vite me rradhë përvojë që mund ta përdorësh për rritjen eksponenciale që synon.

Nëse implementon gjithçka që do të mësosh aty, mund të rritësh biznesin tënd nga 30 në 300% që vitin e parë.

Bli biletën tënde KETU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0