"Mjeshtëro Biznesin" nga Vasil Naçi - Business Magazine Albania

“Mjeshtëro Biznesin” nga Vasil Naçi

08-04-2022 Join

Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që e bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave aktuale. Programi “Mjeshtëro Biznesin” është shumë më tepër se një konferencë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit. “Mjeshtëro Biznesin” synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë. “Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit dhe këdo që dashuron biznesin dhe ka pritshmëri dhe standarde individuale shumë të larta.

PSE NJË PROGRAM PËR BIZNESIN NGA VASIL NAÇI?​

Vasili është një sipërmarrës i cili ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe Ballkanin perëndimor.Vasili përvojën e tij 30 vjeçare në biznes e ka pasuruar me mësim të parreshtur nga ekspertët më të mirët në nivel global. Autor dhe bashkëautor i nëntë librave me tema për suksesin në biznes dhe zhvillimin personal.Motivues, folës publik, inspirues, trajnues në Agna Leadership Akademy.Ideator i event-trajnimit më të madh në rajon “Rruga Drejt Suksesit” dedikuar suksesit personal dhe profesional.Është nominuar disa herë si sipërmarrës i vitit. Vasili renditet ndër 10 sipërmarrësit më të pasur dhe me më shumë influencë në Shqipëri.Kompanitë e tij punësojnë më shumë se 1,500 persona.

BLI BILETËN KËTU!

ÇFARË ËSHTË “MJESHTËRO BIZNESIN”?​https://mjeshterobiznesin.com/

“Mjeshtëro biznesin” është një event-trajnim tre ditor me përvojë ndërvepruese që do t’ju ndihmojë të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i mjeshtëroni dhe implementoni ato menjëherë për sukses në biznes. Tregu me dinamikat e tij i vendos sipërmarrësit nën trysninë e marrjes së vendimeve të duhura në një kohë sa më të shkurtër. Kjo bëhet e mundur vetëm falë harmonizimit të njohurisë së përditësuar, mendësisë së duhur, sistemeve, mjeteve dhe përvojës. “Mjeshtëro Biznesin” është një program dijesh, parimesh, bindjesh dhe praktikash që e mundëson këtë.

PËR KË ËSHTË I VLEFSHËM “MJESHTËRO BIZNESIN”?​

Për të gjithë sipërmarrësit apo drejtuesit e bizneseve që janë përkushtuar me mish e shpirt për t’i çuar kompanitë e tyre në një nivel të paarritur më parë dhe për ata që aspirojnë të bëjnë sukses në botën e biznesit.

Ky program është i vlefshëm për ty nëse:

Po mendon të nisësh një biznes të ri
Kërkon të rritësh të ardhurat dhe të zgjerosh biznesin tënd
Synon të kesh konsumatorë besnikë për brandet e tua
Do të krijosh një mentalitet, filozofi dhe kulturë suksesi
Kërkon të krijosh apo të përditësosh strategjinë e biznesit tënd
Ke nevojë të mësosh më shumë rreth inovacionit, marketingut dhe shitjes
Do të aplikosh sisteme dhe mjete që do të rrisin eksponencialisht fitimet e tua
Dëshiron të mësosh më shumë rreth menaxhimit, lidershipit dhe motivimit
Kërkon të mësosh si të marrësh vendime më të mira dhe më shpejt
Kërkon më shumë njohuri mbi pasqyrat financiare
Do të mësosh rreth transformimit dixhital, rrjeteve sociale dhe shitjeve online
Do të dish si të analizosh numrat për blerjen apo shitjen e një biznesi
Je gati të mësosh si ta drejtosh me sukses biznesin tënd, edhe pa qenë fizikisht aty.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0