Njeriu më i pasur për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë nuk është i sigurt se çfarë të bëjë me miliardat e tij - Business Magazine Albania

Njeriu më i pasur për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë nuk është i sigurt se çfarë të bëjë me miliardat e tij

Autry Stephens 85-vjeçari amerikan po fiton para, pasi së fundmi ka shitur kompaninë e tij, Endeavour Energy Resources, te Diamondback Energy. Marrëveshja prej 26 miliardë dollarësh me para dhe aksione e bën atë biznesmenin më të pasur të naftës në SHBA.

Por, Stephens i heshtur ka pohuar se nuk dëshironte të largohej nga kompania që themeloi në 1979, duke thënë se, ai e mori vendimin kryesisht për shkak të një diagnoze kanceri.

“Do të më mungojnë njerëzit atje. Ishte një lloj familjeje e vogël”, është shprehur ai.

Stephens i kishte rezistuar prej kohësh përpjekjeve të jashtme për të blerë Endeavor, e cila ishte një nga kompanitë e fundit të pavarura të mëdha të naftës në pellgun e pasur Permian të Teksasit perëndimor. Por kjo ndryshoi kur ai u diagnostikua me kancer të prostatës, siç është shprehur në një intervistë të tij të fundit.

Ai tha se vendosi të mos ia kalonte kompaninë vajzës së tij, Lyndal Greth, e cila ulet në bordin e kompanisë dhe se djali i tij nuk ishte pjesë e biznesit familjar.

Marrëveshja me Diamondback Energy, e cila mundi ofertuesit e tjerë me emra të mëdhenj si ExxonMobil dhe ConocoPhillips është gati t’a bëjë kompaninë një forcë të fuqishme në skenën vendase të energjisë.

Stephens është i njohur për stilin e tij modest. Ai ngiste një Toyota Land Cruiser të modelit të vjetër në punë dhe fluturoi me buxhet në Southwest Airlines. Kjo pasqyron edukimin e tij modest në një fermë në Teksasin qendror ku rriteshin kikirikë dhe shalqinj, sipas profilit të tij të diplomuar në Universitetin e Teksasit Austin.

Stephens i atribuon suksesin e tij hapësirës ndaj ideve dhe teknologjive të reja, si dhe praktikës së pagesës së parë për eksplorimin e naftës gjë që e ndihmoi atë t’i mbijetonte krizës financiare të 2008-ës, ndërkohë që shumë operatorë të tjerë amerikanë u zhytën.

“Historia e industrisë së naftës është plot me histori të njerëzve që bëjnë dhe humbasin disa herë pasuri”, është shprehur Stephens.

I pyetur se çfarë do të bënte me miliardat e tij të sapogjetur, Stephens tha se nuk e kishte menduar ende për këtë.

entrepreneur.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0