Një vështrim në të kaluarën, si ka ndryshuar Toka gjatë 100 milionë viteve të fundit - Business Magazine Albania

Një vështrim në të kaluarën, si ka ndryshuar Toka gjatë 100 milionë viteve të fundit

Edhe pse nuk mund të vërehet gjithmonë, sipërfaqja e planetit po zhvendoset vazhdimisht. Shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit në Australi kanë modeluar sesi pamja e Tokës ka ndryshuar gjatë 100 milionë viteve të fundit.

Studimi merr parasysh se si klima ka ndikuar në lëvizjen e sedimenteve nga lumenjtë dhe detet, si dhe lëvizjen e pllakave tektonike.

Studiuesit shpresojnë se modeli i tyre do të mundësojë testimin e saktë të teorive mbi ndikimet e ardhshme të ndryshimeve klimatike në sipërfaqen e Tokës.

Peizazhi i planetit sot është rezultat i miliona viteve të ndryshimit të klimës dhe lëvizjes së pllakave tektonike.

Klima, nga ana tjetër, mund të ndikojë në gërryerjen e sedimentit, gjë që e bën atë të shpërbëhet dhe të derdhet në trupat ujorë.

Gjithashtu mund të shkaktojë formimin ose vërshimin e lumenjve dhe të ndryshojë normat e rrjedhës së tyre,  procese që ndikojnë në lëvizjen e sedimentit.

Këto pllaka përbëhen nga korja e Tokës dhe pjesa e sipërme e mantelit, shtresa e dytë shkëmbore e saj quhet astenosferë.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu dihet se po ndryshojnë përbërjen kimike të oqeanit dhe proceset që ndodhin brenda tyre.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po ndryshojnë përbërjen kimike të oqeanit dhe proceset që ndodhin brenda tyre.

Ekipi studiuesve shpreson se do të arrijnë të kuptojnë më mirë ndikimin që kanë proceset sedimentare të sotme dhe të ardhshme citon DailyMail.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0